Vetem ai qe eshte zgjuar mund te dije kush eshte ne gjume. Ai qe eshte ne gjume nuk mund te dije se kush eshte ne gjume dhe kush eshte zgjuar. Une jam zgjuar, prandaj e di se kush eshte ne gjume. Ti nuk e di nese une po te flas ne gjume apo je duke enderruar. Ti nuk mund te jesh i sigurt per mua, por une jam shume i sigurte per ju. Syte tuaj jane hapur por ti je ne gjume. Po perpiqesh shume te zgjohesh sadopak per te pare se kush eshte ne gjume dhe kush eshte zgjuar dhe kjo eshte nje shenje e mire. Kjo eshte arsyeja perse ti je ketu.
Ne momentin qe zgjohesh, nje tronditje te pershkon duke pare se e gjithe bota eshte ne gjume. Dhe ne kete gjume njerezit ecin, flasin shkojne ne kisha dhe xhamia; ne gjume shkruajne libra, bejne filma dhe te gjitha llojet e puneve, por gjumi i tyre shpirteror vazhdon.
Me gjume shpirteror dua te them, ti nuk e di se kush je. Ti mund te dish gjerat rreth teje, por per nje gje ti nuk je i vetdijshem - per qendren tende, per qenien tende. Ne momentin qe ti njeh veten, ti je zgjuar. Po perdor zgjim dhe gjume thjesht si metafor.
~Osho
No comments:
Post a Comment