Çdo moment qe ti i thua vetes “Kush jam une?” ti po leviz nje hap perpara ne rrugetimin tend shpirteror. Kjo eshte e gjitha qe duhet te besh. “Kush jam Une?” dhe shume shpejt do te zbulosh se ky “Une” nuk je ti. Ky “Une” qe ti i referohesh nuk eshte ti. Eshte thjesht nje mendim. Nuk ka te beje absolutisht fare me ty. Kur ti mendon “Kush jam Une?” mendja do vazhdoje, per inertesi, te mendoje “Une”, “Une” dhe si pasoje ky “Une” do filloje te ndahet nga trupi yt. Ky “Une” do filloje te shndrrohet ne nje tip entiteti ndryshe nderkohe qe “Une” i meparshem do filloje te zbehet deri ne zhdukje. Dhe ti vazhdon pandalur te mendosh “Une” duke e gjurmuar kete “Une” ne zemer. Sapo ky “Une” shuhet aty ne zemer ti behesh totalisht i lire. Pra gjithçka fillon tek ti. Ti je ai. Ti ose mund ta çlirosh veten ose vazhdon ta mbash ne skllaveri, kjo varet se çfare do te besh ti me jeten tende.
~Robert Adams
No comments:
Post a Comment