Tuesday, February 5, 2019

Pyetje; Nga doli kjo vetedije?

July 29, 1980
Pyetje; Nga doli kjo vetedije?
Maharaj: Ti je ne te njejten kohe pyetja dhe pergjigja. Te gjitha pyetjet tuaja burojne nga identifikimi yt me trupin. Si mund ti pergjigjemi nje pytje e cila ka lidhje me ate gje qe eshte para trupit dhe para vetedijes? Ka patur te urte te shumte qe kane qendruar me vite ne meditim dhe nuk kane qene ne gjendje ti pergjigjen kesaj pyetje dhe ti ankohesh.
P: Mua me duket nje mister i madh.
M: Eshte nje mister vetem per te paditurin. Per ate qe nuk eshte identifikuar me me trupin, ky nuk eshte me nje mister.
P: Maharaj me duket se nuk eshte ne gjendje te na e percjelle kete dije neve?
M: Une po ta them gjate gjithe kohes por ti nuk po degjon.
P: A na shikon ne Maharaj si individe?
M: Nuk ka individe; ata jane vetem trupa me baze ushqimore me dijen “Une jam”. Nuk ka asnje ndryshim mes nje blete, njeriut dhe Zotit; ata perbehen nga e njejta cilesi (vlere). Trupi i nje blete eshte i vogel, trupi i nje elefanti eshte i madh. Fuqia eshte e ndryshme per shkak te madhesise, ndersa forca e jetes eshte e njejte.
P: Si e mori Maharaj emrin Nisargadatta?
M: Nje nje kohe une shkruaja poema. Poemat vershonin lirshem tek une, ne fund te ketij vershimi gjithnje shtoja Nisargadatta. Shkruaja poema pa pushim deri sa nje dite Guri i im me tha, “Ti po shijon kompozimin e ketyre poemave si shume; hiq dore!” Une vrisja mendjen se ku donte te me shpinte ai? Qellimi i tij per mua ishte qe te me shkrinte ne gjendjen e absolutes me vend qe te shfaqja qenien time te ndare. Kjo ishte rruga qe une e realizova kete dije dhe jo nepermjet manipulimeve mendore. Guru im me tha se “Kjo eshte keshtu” dhe per mua kjo ishte pune e mbaruar! Nese vazhdon ne fushen e intelektit do te kapesh ne gracken e koncepteve pafund.
Vetedija eshte koherrjedhje e vazhdueshme. Por, Une Absolutja nuk do ta kem shoqerine e saj (vetedijes) perjetesisht sepse vetedija eshte e lidhur ne kufizimet e kohes. Kur kjo qenie te shkoje Absolutja nuk do te dije se “Une jam”. Shfaqja dhe zhdukja, lindja dhe vdekja jane cilesite e kesaj qenie; ata nuk jane cilesite tuaja. Trupi eshte nje mase e pakendeshme nga ku dalin gjera te pakendeshme, a je ti ky trup?
P: Jo, nuk jam.
M: Kjo qenie esthte si puna e atyre ererave. A mund te jesh ti kjo qenie?
P: Absolutisht jo!
M: Ti nuk ke me nevoje per praktike. Per ty fjala e Guruse eshte finale.
~ Consciousness and the Absolute
The final talks of Sri Nisargadatta Maharaj Edited by Jean Dunn

No comments:

Post a Comment