Nje dite dikush me pyeti "Çfare po kerkon?" Dhe une u pergjigja "Ndriçimin e mendjes". Per çudine time me pyeti; a e keni gjetur "ate" qe po kerkon ndriçimin e mendjes? E befasuar une u pergjigja, Jo. Kaq ishte e mjaftueshme per te ndaluar se kerkuari perjashta. Por diçka e çuditshme ndodhi sepse sapo fillova te kerkoj brenda, te "kerkuarit" ndaloi dhe paqja e qetesia ia zuri vendin. Padurimi dhe ngacmimi i vazhdueshem se "nuk ke bere mjaftueshem" dhe se "akoma nuk ke arritur ate qe kerkon" u zhduken. Mrekullisht çdo gje u be mire. Paragjykimi dhe opinionet per jeten dhe njerezit, lufta e se mires me te keqen, pushuan menjehere. Nje mendje e qete, e cila nuk po luftonte me ate cfare "eshte", u shfaq. Diçka e bukur kishte ndodhur por nuk ishte "asnje" aty per ta shpjeguar. Identiteti fals "shpjeguesi" ishte zhdukur, nderkohe Vetvetja nuk flet per Vetveten, ajo vetem ESHTE. Ajo shtytje e vazhdueshme, qe ishte me perpara, per te kapur, arritur, permiresuar, fajesuar diçka, tani mungonte. Gjendja u permbys nga "kerkues" ne "vezhgues". Kerkimi mbaroi por te zbuluarit vazhdon. Ajo ka tani nje ndjesi te mrekullueshme, nje fare kurioziteti, nje pafajsi femijerie. Nuk ka me perpjekje per te dale nga nje situate e padeshiruar, por te pushuarit ne situata te cilat as nuk deshirohen e as nuk jane te padeshiruara, ato thjesht Jane, sepse ashtu Jane.
-Ilona Ciunaite.
No comments:
Post a Comment