Sunday, February 3, 2019

Te gjitha perjetimet jane lojra te mendjes. Ki kujdes nga ato



Zoti nuk eshte nje perjetim. Nuk eshte nje perjetim shpirteror. Te gjitha perjetimet jane lojra te mendjes. Ki kujdes nga ato. Çfardo qe shikohet eshte pjese e botes iluzion. Shikuesi eshte e verteta dhe jo e shikuara. Ti mund te shikosh parajsen, engjejt, kundalinin duke u ngritur, mund te shikosh driten e brendeshme, por te gjitha keto jane te shikuara. Ata nuk jane ti.
Shikuesi eshte deshmitari dhe vetem shikuesi eshte e verteta. Çdo gje tjeter e shikuar eshte enderr. Ka endrra qe i perkasin kesaj bote ka edhe endrra qe i perkasin botes tjeter. Ka endrra materialiste ka edhe endrra shpirterore. Por nje gje duhet mbajtur mend gjithmone qe çfardo qe shikohet eshte pavlere edhe sikur te shikosh Zotin. Zoti qe shikohet eshte pavlere.
Kur te gjitha perjetimet te zhduken dhe ti te mbetesh krejtesisht vetem, asgje per te pare, vetem me duar bosh pa asnje perjetim atehere papritur ti realizon (kupton) vetveten. Ne kete pike kthehesh nga vetja dhe zhytesh ne burimin tend. Ky nuk eshte nje perjetim por nje realizim (kuptim). Ky eshte edhe ndryshimi mes fjaleve “perjetim” dhe “kuptim”. Nuk eshte se ti ke pare diçka apo perjetuar diçka. Tani ti e di se je.
🌻 Osho

No comments:

Post a Comment