Ne Sanskrishten e lashte, Sat-Chit-Ananda ose Ekzistence-Vetedije-Lumturi ose Brahman nuk eshte diçka qe vjen dhe shkon. Nuk eshte gjithashtu diçka qe eshte e pranishme ne nje vend dhe jo ne nje vend tjeter. Brahman nuk zhduket kurre, eshte prezent gjithkund dhe kurdohere. Tani surpriza qe eshte rezervuar per ty eshte se “ti” je vete dhe askush tjeter perveç ketij Brahman. Advaita (vetja e vertete, esenca, Atman ose shpirti) eshte e vetmja filozofi e cila deklaron me kaq konfidence dhe bindje te plote kete te vertete, ndryshe ka te gjitha fete e tjera te gjithe botes.
Por ka nje te papritur ketu. Sa here ne normalisht i referohemi ketij “ti” ose “une”, ne mendojme se po i referohemi trupit dhe mendjes se kufizuar duke i quajtur “vetja ime”. Advaita na meson se ky eshte nje kuptim i gabuar. “Ti” i vertete eshte ajo “ndjesi” (kapaciteti per te ndjere dhe perceptuar) ose “sensitiviteti” e cila te mundeson ty ne kete moment te lexosh keto rreshta ne ekranin e celularit ose te kompiuterit, qe je i vetdijshem per gjerat perreth teje dhe qe kupton dhe njeh gjerat. Eshte vetem per shkak te kesaj “ndjesie” qe ti je ne gjendje te shikosh dhe njohesh trupin tend. Me fjale te tjera, “ti” i vertete nuk eshte trupi ose mendja te cilat ne fakt “ndjehen” (perceptohen) nga ti, ashtu siç shikon dhe njeh gjerat e tjera si celulari, kompiuteri, karrigen ne te cilen trupi yt eshte ulur tani, muri ne dhomen tende, pemet perjashta apo zogu duke ciceruar. Pra, ti i “vertete” (real) nuk eshte nje objekt qe perceptohet nga ti, por vete subjekti, perceptuesi ose “cilesia” e perceptimit.
-Advaita Vedanta
No comments:
Post a Comment