Tuesday, February 19, 2019

P: A eshte e vertete se e gjithe ekzistenca eshte vuajtje?

M: Çfare tjeter mund te jete shkaku i ketij kerkimi universal per lumturi? A kerkon lumturi nje njeri i lumtur? Shiko sa te palumtur dhe vazhdimisht ne levizje jane njerezit! Kjo tregon se jane ne vuajtje dhe kerkojne lehtesim ne kenaqesi. E gjithe lumturia qe ata imagjinojne eshte perseritje e vazhdueshme e kenaqesive.
P: Po nese une jam, ashtu siç jam, personi qe besoj se jam, nuk jam i lumtur atehere çfare duhet te bej?
M: Ti vetem mund te pushosh se qeni ai qe ti mendon se je tani. Nuk ka asgje te pashpirt ne kete qe une them. Te zgjosh nje njeri nga nje enderr e keqe eshte dhembshuri. Ti ke ardhur ketu sepse ti po vuan dhe ajo qe une te them eshte zgjohu, njih vetveten, ji vetvetja. Fundi i vuajtjeve nuk gjendet ne kenaqesi. Kur te kuptosh se ti je pertej vuajtjeve dhe kenaqesive, shume lart dhe i paarritshem, atehere rendja pas lumturise ndalon dhe si pasoje edhe vuajtja qe e shoqeron ate. Kjo sepse vuajtja synon kenaqesine dhe kenaqesia perfundon ne vuajtje dhe keshtu papushim ne nje rreth vicioz.
P: Pra ju thoni se ne gjendjen e ndriçimit nuk ka lumturi?
M: As vuajtje. Vetem liri. Lumturia gjithmone varet ne diçka ose ne nje tjeter dhe mund te humbase. Liria nga çdo gje nuk varet ne asgje dhe nuk mund te humbase. Liria nga vujatjet nuk kerkon ndonje shkak, prandaj, nuk mund te shkaterrohet, zbuloje kete liri.
~ Guru Nisargadatta Maharaj

No comments:

Post a Comment