Monday, February 25, 2019

P: A eshte e mjaftueshme te bej praktiken e kerkimit te vetvetes (atma-vichara) ne mengjez apo ne darke? Apo ta bej gjate gjithe dites kur shkruaj apo ec?

Sri Ramana Maharshi : Cila eshte natyra jote e vertete? A eshte te shkruash, te ecesh apo te jesh? Qenia eshte realiteti baze i pandryshueshem pavarsisht aktiviteteve qe parakalojne para qenies. Deri sa ta kuptosh ate gjendje te paster te qenies tende ti duhet te praktikosh.
Kur te stabilizohesh ne te atehere nuk do te kete me shqetesime. Askush nuk kerkon burimin e mendimeve nese ata nuk ngrihen. Per sa kohe ti mendon “Une jam duke ecur”, “Une jam duke shkruar”, heto kush po i ben ato.
P: Nese vazhdoj te refuzoj mendimet a mund ta quaj kete nje praktike?
Sri Ramana Maharshi : Mund te jete nje fillim i mbare. Por vichara e vertete fillon kur ti kapesh fort pas Vetvetes dhe je shkeputur nga levizja mendore, nga valet e mendimeve.
P: Atehere vichara nuk qenka nje perpjekje intelektuale?
Sri Ramana Maharshi : Jo, eshte udhetim i brendshem pa mendjen. Ky udhetim behet pa ty. Ti mund te ndalosh vetem mendimet, nga aty e pertej Absolutja Supreme, Vetvetja vazhdon udhetimin per ty, pa ty. Ne fund te fundit çfare eshte mendja? A nuk eshte projektim i Vetvetes. Heto kujt i shfaqet kjo mendje dhe prej nga buron. Do te zbulosh se rrenja e shkakut eshte mendimi “Une”.
Shko me thelle. Mendimi “Une” do te zhduket dhe vetedija e pamate do te zgjerohet.
~ Be as you are book

No comments:

Post a Comment