Tuesday, February 19, 2019

Eshte pikerisht imagjinata jote ajo qe te mashtron

1. Nuk ka asgje gabim me kete bote. Ajo çfare eshte gabim eshte menyra se si ti e shikon ate. Eshte pikerisht imagjinata jote ajo qe te mashtron. Pa imagjinate, nuk ka bote. Bindja jote se kjo bote ekziston e ben ate te ekzistoje. Bota qe ti percepton eshte e projektuar nga mendja jote. Ne fakt, ti je hapsira (akash) ne te cilen ajo leviz, hapsira ne te cilen ajo ekziston, koha ne te cilen ajo zgjat, dashuria qe i jep jete. Nderprit imagjinaten dhe ngjitjen pas saj, dhe çfare mbetet?

2. Ne rast se ky trup dhe ndjesia “Une jam” do te shuhen, perse te mos i perdoresh sa kohe i ke. Kane per tu shuar. Zgjimi, gjumi, endrrat, dija kane per tu shuar te gjitha. Ti e di kete! Perse nuk zbulon se kush je nderkohe qe i ke ato?



3. Vetedija ose Atma, ne aparence, duket sikur eshte e roberuar (kufizuar) ne trup; ne fakt nuk eshte kurre keshtu. Vetedija eshte e kudogjendeshme, infinit dhe e pakufizuar. Ti (Absolute Supreme) di se ekziston fal trupit. Por ti nuk je trupi.

4. Bota vjen dhe shkon. Une jam Qenia origjinale.
 Trup-Mendja eshte si nje dhome. Eshte aty, por nuk eshte e nevojshme te jetosh aty gjate gjithe kohes.
Une jam i Pamanifestuari. Duke u manifestuar ne nje emer dhe nje forme, une arrij te njoh vetveten.

5. "Po nuk bere nje perjekje te fuqishme per te gjetur vetveten, ti nuk do te bindesh kurre se perpjekja nuk ka vlere fare dhe nuk do te çoje gjekundi.
Ego-mendja-vetja eshte kaq e bindur se eshte e afte te gjej vetveten sa vetem nje shkurajim spektakolar do te mund ta bind ate te heq dore. Thjesht bindje me fjale ajo nuk merr vesh. Vetem zhgenjimi mund ti zbuloje hilet e saj, te vet-imazhit fals si nje hajdut i veshur si polic qe po perpiqet te gjej hajdutin.”


Nisargadatta Maharaj

No comments:

Post a Comment