Thursday, February 7, 2019

Dhe ne kete zbrazeti zeri yt i thelle degjohet per here te pare..



Njerezit vijne tek une dhe pyesin; Une e pyes veten “Kush jam Une? Kush jam Une?” dhe pastaj pergjigja me vjen, “Une jam shpirti, une jam Brahman, une jam realiteti Absolut.”
Osho: Normalisht kur ti ben pyetjen “Kush jam Une?” pergjigja nuk duhet te vije kaq shpejt. Nese ajo vjen kaq shpejt atehere ti duhet ta kesh lexuar diku ne nje liber ose e ke mesuar diku nga dikush. Dhe me e bukura eshte se ti e dije pergjigjen shume me perpara se te beje pyetjen! Ku eshte nevoja e pyetjes atehere? Perse po e ben pyetjen? Ke po pyet? Ti e dije qe me perpara se je nje shpirt dhe nese e dije kete, perse e ben pyetjen?
Jo, pergjigja qe kujtesa jote te jep nuk ka asnje vlere. Pergjigjet qe jepen nga mendja nuk kane asnje vlere.
Pyet “Kush jam Une?” por mos jep asnje pergjigje. Perdor gjithe energjine ne berjen e pyetjes dhe mos ruaj asnje pike energjie per pergjigjen sepse pergjigja nuk ka asnje vlere. Nese pergjigjesh atehere ajo do te jete diçka qe ti e ke degjuar diku ose nga dikush. Eshte si pluhuri qe te ka mbuluar nga jashte: nuk ka asnje vlere. Pyet sikur ty nuk te ka mbetur asnje pergjigje per te dhene.
Ne fillim, pergjigjet do te shuhen, pastaj dija jote do te shuhet dhe ti do te behesh “injorant”. Dhe pikerisht ne nje gjendje te tille injorance, vetem pyetja do te mbetet; asnje pergjigje nuk do te mbijetoje. Pastaj, nje faze do te vije ku madje edhe injoranca do te shuhet sebashku me pyetjen tende. Duke pyetur ne menyre te vazhdueshme, te gjitha pergjigjet te bien, dhe nje moment vjen, kur ti papritur zbulon se edhe pyetja nuk ngrihet me. Edhe sikur te doje ta formuloje pyetjen ti nuk do te jesh ne gjendje ta besh me. Tani je bere i zbrazet. Duke pyetur vazhdimisht “Kush jam Une? Kush jam Une?” nje gjendje zbrazetie ka lindur. Dhe ne kete zbrazeti zeri yt i thelle degjohet per here te pare...dhe tani mund ta degjosh pergjigjen.
~Osho, The Voice of Silence, Ch 16 (excerpt)

No comments:

Post a Comment