Aty ku nje mendim sapo eshte shuar dhe tjetri akoma nuk eshte ngritur, ajo eshte Vetedija, ajo eshte Liria, aty eshte vendbanimi yt, ajo eshte rezidenca jote. Ti gjithmone je aty.
Zhvendose vemendjen, nderro botekuptimin. Mos shiko figurat, shiko sfondin! Nese une vendos nje derras te zeze sa faqja e murit, bej nje pike te bardhe ne te dhe ju pyes “Çfare shikoni?”. Nentedhjete e nente perqind nga ju nuk do e shohin derrasen e zeze! Ju do thoni “shikoj nje pike te bardhe”. Nje derras e zeze kaq e madhe dhe nuk shikohet ndersa nje pike e bardh aq e vogel, pothuajse e padukshme, shikohet! Pse? Sepse eshte menyra shabllon e kushtezuar e mendjes. Mendja shikon figuren, jo sfondin. Mendja shikon rete, jo qiellin, shikon mendimet jo Vetedijen.
I gjithe mesimi eshte ky; Gjithmone shiko Vetedijen. Gjithmone shiko Vetedijen dhe dije se, ti je ajo gje. Ky eshte vendbanimi yt, rezidenca jote, aty qendro. Aty asnjeri nuk mund te te prek. Askush nuk mund te hyje aty ku ti je? Madje as mendja jote nuk mund te hyje aty, ne Vetedije.
~Papaji
No comments:
Post a Comment