Çdo mengjez bej nje shetitje dhe takoj njerez te ndryshem. Nje here takova nje zonje e cila me pyeti: “Robert, a beson ne Zot?” Para se te pergjigjem i thashe, çfare kupton ti me Zot? Ajo me tha, ”Une po flas me ty si person”.
Kjo eshte shume e rendesishme per tu kuptuar, "Sa kohe kemi nje personalitet ne duhet te besojme ne diçka, pra kur ka nje person ka edhe nje besimtar. Rrjedhimisht kur kemi nje besimtar atehere Zoti eshte i veçuar (ndare) nga ne, pra kemi dualitet.
Eshte si shkronjat ne nje leter. Shkronja je ti, personi, ndersa letra eshte Zoti. Nese nuk do te ishte letra nuk do te kishte as shkronja. Ashtu edhe ekrani me figurat. Ekrani eshte Zoti dhe figurat je ti personi. Prandaj ky “ti” duhet te kapercehet, ky “ti” ne fakt eshte mendimi-Une. Kur Uni personal ose personi te kapercehet plotesisht atehere kush mbetet per te patur besim te kush? I kujt eshte besimi dhe kujt ti drejtohet pasi te kete mbetur vetem nje?
A e kupton çfare po them? Nuk ka mbetur askush per te besuar ndonje gje. Nuk ka mbetur “personi” Prandaj si mund te besosh ne diçka? Per te besuar duhet nje besimtar dhe nje objekt per te drejtuar besimin. Kur ti ke kapercyer personalitetin, kur nuk ka mbetur me mendimi-Une, kur nuk ka me nje ti, atehere ti behesh gjitheperfshires. Ti behesh realiteti absolut i kudogjendshem. Per pasoje, ku ka me vend per Zotin? Ti je realiteti absolut, vetedije e paster.
🌾 Robert Adams,
Transcript 160,
I Am Your Self,
26 April, 1992
Transcript 160,
I Am Your Self,
26 April, 1992
No comments:
Post a Comment