“Sufit thone se çdo person e ka nje qellim ne jete. Ato nenkuptojne qe çdo person ka nje individualitet unik, nje funksion unik, nje vend unik ne ekzistence, te pazevendesueshem. Ato thone qe jeni ju ata qe duhet te gjeni se cili eshte ai qellim. Ne fakt, theksi nuk eshte saktesisht te zbulosh se cili eshte qellimi; theksi eshte se pari te gjesh kush je.
Ne momentin qe ti kupton veten tende, ti do te kuptosh dhe qellimin, gjithashtu, pa asnje perpjekje. Te kuptuarit e individualitetit tend hedh drite mbi qellimin tend ne jete, por ti nuk mund te gjesh qellimin direkt, pa gjetur Vetveten. Qellimi eshte sekondar, ti je baza. Prandaj, une asnjehere nuk them gjej qellimin. Une them, “Njih Vetveten” dhe “Ji Vetvetja”.
Çdo njeri ka qellimin e tij, kjo eshte shume e drejte, por te gjesh qellimin pa njohur Vetveten eshte e pamundur. Ne momentin qe ti gjen Vetveten, njekohesisht gjen edhe qellimin. Pra, nuk ke pse shqetesohesh per qellimin. I gjithe shqetesimi duhet te jete per te njohur Vetveten. Menyra per te njohur Vetveten eshte Heshtja, Heshtja e mendimeve”.
~Osho
No comments:
Post a Comment