Wednesday, January 9, 2019

REALITETI I BOTES�

"Si mundet qe mendja, e cila vete e ka krijuar boten, ta pranoje ate si te pavertete?”
D: Nuk mund ta thote ose une nuk e kam te qarte. A eshte bota qe shikohet, ndjehet dhe perjetohet, ne shume menyra, nje enderr apo nje iluzion?�
M: Nuk ka alternative tjeter per ry perveç te pranosh se bota eshte e pavertete, nese po kerkon te Verteten dhe vetem te Veteten. 
�D: Perse keshtu?

M: Per arsyen e thjeshte se vetem nese braktis idene se bota eshte e vertete, perndryshe mendja do te jete gjithnje e kapur pas saj. Nese ti pranon aparencen per te vertete nuk do te jesh ne gjendje te njohesh vete Realitetin, megjithese vetem Realiteti ekziston. Kjo eshte ilustruar me se miri nga analogjia e “gjarprit dhe litarit”. Per sa kohe ti ti beson se eshte gjarper ti nuk mund te shikosh litarin. Gjarpri joekzistues eshte real per ty, nderkohe qe litari i vertete te duket teresisht joekzistues.
D: Ndoshta eshte e lehte ta pranoj se bota ne fund te fundit eshte e pavertete, por eshte shume e veshtire te kem bindjen se me te vertete eshte joreale.�
M: Po ashtu eshte edhe bota kur enderron, sa kohe je ne enderr ajo eshte e vertete. Per sa kohe ajo zgjat çdo gje qe ti prek, shikon, ndjen eshte reale per ty.
D: Atehere bota nuk qenka gje tjeter perveç se nje enderr?
�M: Çfare eshte gabim me ndjesine e realitetit kur ti je ne enderr? Ti mund te jesh duke enderruar diçka krejt te pamundur, psh mund te jesh ne nje bisede me nje person te vdekur. Per nje moment mund te dyshosh ne enderr duke thene “A nuk eshte ai i vdekur?” por megjithate ne njefare menyre mendja jote pajtohet me ate vizion te pavertete dhe ai person eshte pothuajse sikur te ishte gjalle ne funksion te endrres. Me fjale te tjera, endrra si enderr nuk te lejon ty te dyshosh realitetin e saj. Aq me pak, ketu ti e ke te pamundur te dyshosh realitetin e ketij perjetimi gjate kohes qe je zgjuar. Si mundet mendja, e cila vete e ka krijuar kete bote, ta pranoje ate si te pavertete?
Kjo eshte edhe rendesia e krahasimit mes botes ne zgjim dhe botes ne enderr. Te dyja jane krijime te mendjes dhe per sa kohe mendja eshte e perfshire ne to e ka shume te veshtire te mohoje realitetin e botes enderr nderkohe qe po enderron dhe te mohoje realitetin e botes zgjuar nderkohe qe eshte ne zgjim.
�Nese, ne te kundert, ti terheq mendjen plotesisht nga bota dhe e kthen ate brenda teje duke qendruar aty, pra te qendrosh gjithnje zgjuar ndaj Vetvetes, e cila eshte baza e te gjitha perjetimeve, ti do te zbulosh boten, per te cilen ti je i vetdijshem, po aq te pavertete sa edhe bota te cilen perjetove ne enderr. �
- Ramana Maharshi

No comments:

Post a Comment