BASHKEBISEDIM ME ANNAMALAI SWAMI
P: Kerkuesi ka shume ide: “Une jam trupi (personi), Une jam i roberuar dhe me duhet te bej praktike per te fituar lirine.” A duhet ti leme menjane keto ide?
AS: Po, harroi ato te gjitha! “Une jam Vetvetja, Une jam gjithçka.” Mbahu fort ne kete vetedije. Te gjitha rruget e tjera jane rrethrrotullime.
P: Ramana ka thene se te perseritesh “Une jam Vetvetja” ose “Une nuk jam trupi” jane ndihmese por nuk jane vet-kerkimi (Self-inquiry).
AS: Perseritja, “Une nuk jam trupi ose mendja, Une jam Vetvetja e pandryshueshme” eshte nje ndihmese e madhe per aq kohe sa ti nuk je ne gjendje te besh vete-kerkimin ne menyren e duhur dhe ne menyre te vazhdueshme.
Ramana ka thene se, “Ta mbash mendjen ne Zemer eshte vet-kerkim” Nese nuk mund ta besh kete duke pyetur “Kush jam Une?” ose duke derguar mendimin-Une mbrapsht ne burimin e vet, atehere te dergosh vemendjen ne “Une jam Vetvetja”, te thuash me mend, “Une nuk jam trupi, Une nuk jam mendja, Une jam Brahman (Absolute Supreme), Une jam gjithçka” te cilat duhen perseritur deri sa ata te behen nje gjendje naturale e jotja jane parapergatitore.
Eshte e vertete qe keto nuk jane Vet-kerkimi por jane nje ndihmes shume i madh. Duke praktikuar ne kete menyre, mendja gjen frekuencat e Realitetit Absolut. Ne kete menyre ajo pastrohet dhe forcohet duke e bere me te lehte pastaj per ta derguar ate ne burim dhe mbajtur aty.
Eshte e vertete qe keto nuk jane Vet-kerkimi por jane nje ndihmes shume i madh. Duke praktikuar ne kete menyre, mendja gjen frekuencat e Realitetit Absolut. Ne kete menyre ajo pastrohet dhe forcohet duke e bere me te lehte pastaj per ta derguar ate ne burim dhe mbajtur aty.
Kur te jesh ne gjendje te banosh ne Vetvete direkt, atehere nuk ke me nevoje per ndihmesa te tilla. Por nese ti e ke te pamundur te shkosh direkt ne Burim atehere ndihmesa te tilla jane me shume vlere.
- Living by the Words of Bhagavan, p. 294
No comments:
Post a Comment