Wednesday, January 9, 2019

P: A eshte gjendja e "heshtjes se mendjes" nje gjendje qe kerkon perpjekje apo mosperpjekje?

P: A eshte gjendja e "heshtjes se mendjes" nje gjendje qe kerkon perpjekje apo mosperpjekje?
[M.]: Ajo nuk mund te jete nje gjendje pertacie apo plogeshtie. Te gjitha aktivitetet ditore te zakonshme, cilat mendohet se kerkojne perpjekje, kryhen nga nje pjese e vogel e mendjes funksionale, me nderprerje te shpeshta. Ndersa lidhja me Vetveten (atma vyavahara), ose te qendruarit pa levizur te mendjes, eshte nje aktivitet intensiv qe kryhet nga e gjithe mendja pa nderprerje. Maya (mashtrimi i iluzionit ose padija) mund te shkaterrohet pikerisht nga ky aktivitet intensiv qe quhet "heshtje e mendimeve" (mauna).
P: Cila eshte natyra e Mayas?
[M.]: Maya eshte pikerisht ajo qe na ben ne te MOS-kuptojme ekzistencen e Vetvetes, Realitetit, qe eshte gjithnje dhe gjithkund prezent dhe na ben te shikojme si ekzistent trupin (jiva), kete bote dhe Zotin si diçka te ndare, te cilat ne fakt jane te provuara, me ane te metodes se vete-kerkimit si joreale.
~Ramana Maharshi ('Spiritual Instruction' ('Upadesa Manjari'): II.4-5)

No comments:

Post a Comment