Per shkak te vesit te daljes perjashta, ne kerkim te objekteve dhe sendeve, ti ke harruar se je perfshire ne projektimin qe shfaqet ne ekran. Per shkak te kesaj harrese, identifikimi eshte zhvendosur nga te qenit deshmitar ne te qenit vete projektimi. Ke harruar se je ekrani mbi te cilin keto projektime shfaqen dhe zhduken.
Mendja e ka ves te kapet pas sendeve dhe imazheve. Nuk gjen prehje kurre. Nuk do ta pranoje se moslevizja e mendimeve eshte paqe. Paqe eshte brenda teje. Ti je ajo paqe. Ti je ekrani qe nuk ndryshon. Si i tille, uji nuk te lag, zjarri nuk te djeg, romanca nuk do te ndikoje. Ata jane aty por ti nuk je ata.
Keshtu ti qendron si Ajo gje qe eshte e Paprekshme, Ajo gje qe ishte para identifikimit. Ajo gje eshte Qenia e Perjetshme.
- Papaji
No comments:
Post a Comment