Sunday, January 13, 2019

Çfare po kerkon?

Pyetje: Sa here dikush te pyet, ti thua “Njih se pari kush eshte ai te cilit i ndodh dyshimi?” "Perse nuk e dyshon askush dyshuesin?”, “Njih veten tende para se te flasesh per te tjeret” etj. Keto jane me te vertete Brahmastra, nje arme hyjnore ne duart tuaja per te vepruar me pyetsin dhe me kete Une...
M. Po. Çfare po kerkon te thuash?
P: Ju lutem uluni ne nivelin tone per te larguar dyshimet. Ti mund ta kuptosh poziten tone. Ti je shume lart dhe ne jemi shume poshte. Nese ti do te deshiroje ti mund te vish tek ne por ne nuk mund te vijme tek ti.
M. Çfare po kerkon?
P: Thone se Vetvetja eshte gjithkund; Brahman eshte i kudogjendshem. Eshte pertej dhe eshte Vetvetja. Nese une jam Brahman, une duhet te jem kudo. Por kam ndjesine se jam ne kete trup ose i kufizuar ne kete trup; edhe nese jam ndryshe nga trupi une jam i pandashem nga ai. Po keshtu une jam i pandashem edhe nga mendja. Ku eshte mendja pa trurin? Sigurisht qe une nuk e imagjinoj te jem pa mendje dhe pa tru i cili eshte pjese e trupit.
M. A mbarove? Dyshimet nuk kane fund asnjehere. Nese nje dyshim largohet nje tjeter ja ze vendin. Eshte sikur te heqesh nje nga nje gjethet e nje peme. Sapo heq disa te tjere lindin. Duhet shkulur pema me gjithe rrenje.
P: Çfare duhet te bej? A eshte gabim te bej pyetje dhe te dyshoj?
M. Jo. Ilaçi i vetem eshte te njohesh ate qe dyshon. Askush nuk e dyshon dyshuesin.
P: Kjo eshte edhe dilema ime.
M. Mire, ja po te shpetoj une. Supozojme se une te jap nje pergjigje, a do te shuheshin te gjitha dyshimet tuaja? Duhet te zbulosh se ku gjendesh ti, ky Une. Ai nuk mund te lokalizohet as ne tru dhe as ne trup e megjithate eshte nje perjetim, nje vetedije. Prandaj une te them “Njih Vetveten”.
~Ramana Maharshi

No comments:

Post a Comment