Thursday, January 24, 2019

P: A eshte energjia, qe njeriu merr nga Vetvetja, konstante apo e ndryshueshme? Kush e ruan kete energji, trupi apo mendja?

AS: Ne gjume te thelle, trupi dhe mendja ripertrihen. Sapo zgjohen, ka nje perjetim te energjise dhe te lumturise, por pothuajse menjehere organet shqisore behen aktive dhe deshirat nxjerrin koken. Kur kjo ndodh, energjia qe ti ishte akumuluar gjate gjumit rrjedh menjehere. Nese mund ta kontrollosh mendjen dhe shqisat ne menyre qe asnjera prej tyre te mos kapet pas stimujve te jashtem, ti mund te akumulosh energji dhe fuqi ne trup.
Ramanas i pelqente shume te tregonte historine e nje majmuni çalaman, mbreti Nondi, i cili kishte humbur fuqine dhe poziten ne klanin e tij. Ai u largua ne vetmi per disa dite ne pyll per te rifituar energjine e humbur. Kur u kthye ai kish akumuluar energji dhe fuqi mjaftueshem per te marre perseri drejtimin e pushtetit te klanit te tij.
Energjia rritet ne vetmi. Kur je i vetem eshte shume e veshtire te dalesh perjashta nepermjet pese shqisave dhe mendjes. Nje mjeshter i famshem ne Tiruvannamalai, gjithnje kendonte, “Shqisat jane hajdutet te cilet vjedhin energjine e Vetvetes.”
- Anamalai Swami, LWB, p. 346

No comments:

Post a Comment