AS: Ramana ka thene, “Kur mendimet ngrihen ndalo zhvillimin e tyre duke hetuar, “Kujt po i vjen ky mendim?” beje menjehere sapo mendimi shfaqet. Nuk ka rendesi sa mendime vijne, heto origjinen e tyre ose zbulo kush i ka keto mendime, dhe heret ose vone rrjedha e mendimeve do te ndaloje. Kjo eshte menyra se si vet-kerkimi duhet te praktikohet.
Ramana ka perdorur analogjine e kalase se rrethuar. Kur ushtaret, te cilet dalin nje nga nje nga kalaja asgjesohen, heret ose vone, kalaja do te boshatiset dhe do te jete e jotja. Ramana thoshte se e njejta taktike duhet aplikuar me mendjen.
Si mund te realizohet kjo? Blloko te gjitha hyrjet dhe daljet ne mendje duke mos reaguar ndaj ngritjes se mendimeve ose pershtypjeve qe lene shqisat. Mos lejo ide te reja, paragjykime, pelqime, mospelqime etj. te hyjne ne mendje si dhe mos lejo mendimet qe ngrihen te lulezojne apo ti shpetojne vemendjes tende.
Kur ta kesh rrethuar mire mendjen ne kete menyre atehere perballu me çdo mendim te ri qe shfaqet duke pyetur, “Nga ke ardhur?” ose “Kush eshte personi qe ka kete mendim?” Nese e ben kete me vemendje te plote, mendimet do te shfaqen per nje moment dhe do te zhduken. Nese mund ta mbash rrethimin per njefare kohe, do te vije nje kohe ku nuk do te ngrihen me mendime; edhe nese do te ngrihen ato do te jene kalimtare si imazhe ne periferine e vetedijes por jo si trup apo mendje.
Megjithate, nese e ul vigjilencen qofte edhe per pak sekonda dhe lejon mendimet te ikin dhe te shumfishohen, rrethimi do te mbaroje dhe mendja do te rifitoje pak ose te gjithe fuqine e meparshme.
~Anamalai Swami, Living by the Words of Bhagavan, p. 277-79
No comments:
Post a Comment