P: Cili eshte qellimi i meditimit?
M: Te shikosh te paverteten si te pavertete eshte meditim. Kjo duhet te vazhdoje gjate gjithe kohes.
P: Na eshte thene te meditojme rregullisht.
M: Perpjekje e perditshme dhe e qellimshme per te dalluar te verteten nga e paverteta dhe heqja dore nga e paverteta eshte meditim.
P: Me thuaj te lutem cila eshte rruga me e shkurter drejt vetrealizimit.
M: Asnje rrugetim nuk eshte i shkurter ose i gjate, por disa njerez jane me shume te sinqerte dhe te tjeret jane me pak. Une po te tregoj per veten time. Une isha nje njeri i thjeshte, por i besova Mesuesit tim. Çfare me tha une e bera. Ai me tha te koncentrohesha ne “Une jam”dhe une e bera. Ai me tha se une jam pertej çdo gjeje qe perceptohet dhe konceptohet, une e besova. Une i dhashe atij zemren dhe shpirtin, gjithe vemendjen dhe kohen time te lire (kisha familje per te mbajtur). Si rezultat i ketij besimi dhe aplikimi te sinqerte te mesimeve, une realizova vetveten time (swarupa) brenda tre viteve. Ti mund te zgjedhesh çfardo praktike qe te pershtatet ty por sinqeriteti yt do te percaktoje edhe shkallen e progresit tend.
P: Ndonje keshille te veçante per mua?
M: Stabilizoje veten qendrueshem ne vetedijen “Une jam”. Ky eshte fillimi dhe njekohesisht edhe fundi i te gjitha perpjekjeve tuaja.
- Nisargadatta Maharaj, I AM THAT ch 16
No comments:
Post a Comment