Gjithnje vezhgo, gjithnje ji i vetdijshem, gjithnje vezhgo veten tende, vezhgo si reagon, vezhgo si mendon, vezhgo çfare lloj mendimesh vijne tek ti kur muzika luhet, kur po mediton. Behu i vetdijshem per keto gjera dhe sa me shume i vetdijshem te behesh aq me shume ata do te zhduken. Te gjithe keto koncepte fillojne te shuhen thjesht duke qene i vetdijshem per to. Eshte sikur luan nje loje ku ti po mundohesh te gjesh personin qe po fshihet. Po perpiqesh te gjesh mendimet qe fshihen thelle ne subkoshience dhe kur dalin ti thua, “Te pashe, e di qe je aty, nuk ma hedh dot.” Frika del ne forme mendimi dhe ti thua, te pashe, e di qe je aty, pastaj pyet “Kush ka frike? Nga lindi frika? Kush e lindi ate? Nga vjen ajo? Ti nuk ekziston fare.” Ti vazhdon te flasesh ne kete menyre dhe do veresh se nje pjese e jotja fillon te venitet vetvetiu. Keshtu duhet te punosh me veten.
~Robert Adams
No comments:
Post a Comment