Thursday, January 24, 2019

Vizitori: Kur mundohem ta gjurmoj Vetveten me duket sikur me shume vete krijohen.

Maharaj: “Kush eshte ai qe shikon shume vete? Nje mendim prodhon mendime te tjera. Kush vezhgon mendimin e pare?”
V: Kjo eshte ajo qe une dua te di.
M: “Vetem ti je vezhguesi i mendimit te pare. Nese njohesi i mendimit te pare nuk eshte aty fare, kush do te vezhgoje mendimet e tjera?”
V: Nese njohesi nuk eshte, nuk do te kete as mendime gjithashtu.
M: "Nese ti kupton kete, çdo gje mbaron ketu, ti mund te shkosh tani. Te zgjatemi me koncepte pafund eshte e thjeshte. Por te braktisesh te gjitha konceptet eshte e veshtire dhe shume e rralle.”
V: Si mund te heq mendimet dhe konceptet e reja? Nese te gjitha mendimet dhe konceptet hiqen, a do te behem une nje me ate gje?
M: Mos u mundo te behesh ndonje gje. Bej asgje! Pa menduar asnje prej fjaleve tuaja, qendro ne qetesi. Sapo nje fjale bulezon ajo krijon nje kuptptim dhe pastaj ti kaleron mbi te. Ti ndjek kuptimet e fjaleve tuaja dhe pastaj pretendon te gjesh Vetveten. Prandaj qendro zgjuar ne ate gjendje qe eshte para daljes se fjaleve. A ke ndjekur ndonje Mjeshter?
V: Kjo eshte hera e pare.
M: “A ke lexuar ndonje liber?”
V: Kam lexuar librin e Paul Brunton per Ramana Maharshin.
M: “Sfondi yt shpirteror eshte gati tani, prandaj ti degjon keto lloj bisedash dhe mundohesh ti kuptosh ato. Te tjere debatojne me konceptet e tyre. Ata po vlojne nga konceptet dhe per kete arsye nuk jane ne gjendje te degjojne se çfare une them. Shume njerez vijne ketu duke menduar se jane shume te ditur por une e di qe ata jane injorant. Megjithate, une shikoj tek ata vetem Vetedijen dhe flas vetem me te."
~Nisargadatta Maharaj

No comments:

Post a Comment