Pyete veten edhe me shume intensitet ne kete menyre te urte: “Trupi im eshte nje hije boshe, si flluska ne rrjedhen e nje lumi. Mendja ime, duke vezhguar veten, eshte nje zbrazeti boshe si vete hapsira, e megjithate zera perceptohen diku brenda meje. Kush po degjon?”
Nese ti kerkon ne kete menyre, ne kete perthithje te urte, pa u dembelosur dhe terhequr ne intensitetin e perpjekjes tende, mendja jote arsyetuese do te shterroje veten dhe vetem pyetjet ne nje nivel me te thelle do te mbeten.
Ne perfundim, do te humbasesh vetedijen e trupit tend. Konceptet tuaja, te rrenjosuara thelle ne ty, per nje kohe te gjate, do te shuhen pas ketyre dyshimeve absolute, ne te njejten menyre si nje fuqi uji boshatiset ngadale nga nje e çare ne fundin e saj, dhe ndriçimi perfekt do te vije krejt papritur si lulet qe lulezojne ne pemet e vyshkura. Por edhe ketu nuk duhet te ndalosh por duhet te braktisesh ate qe ke realizuar duke i kthyer shpinen gjithashtu edhe subjetit qe ka realizuar, per te vazhduar keshtu i vendosur edhe me thelle. Vetvetja jote natyrale do te shndrite duke u bere e tejdukshme si nje diamand qe behet i shndritshem duke u pastruar perhere e me shume deri sa te ndriçoje te gjithe universin. Mos e ver kete ne dyshim!
~Bassui Tokusho
No comments:
Post a Comment