Pyetje: Kjo eshte e pamundur per mua.
Ramana: Pengesa me e madhe eshte mendimi, “Kjo eshte e pamundur per mua.”
Pyetje: Çfare te bej kur ky mendim me kap mua dhe me shkund?
Ramana: Mendimi nuk na kap neve dhe te na shkunde pastaj. Mendimi na kap neve dhe shkund veten e vet.
Pyetje: Nese kjo eshte keshtu, si mund ta kontrolloj mendjen?
Ramana: Te kontrollosh mendjen nenkupton se ke nevoje per nje mendje te dyte per te kontrolluar te paren. Perpjekja per te kontrolluar mendjen eshte si perpjekja e dikujt qe merr persiper detyren e pamundur per te matur vete hijen e tij.
Si ishim ne ne gjume? Tani qe po flasim eshte i njejti ‘Une’ qe ishte kur ne ishim ne gjume. Gabimi yne i pare ishte lenia e asaj gjendje dhe kapja pas identifikimit te gabuar me trupin duke e ngaterruar trupin me ate ‘Une’.
Pyetje: Ajnana [injoranca] duhet shkaterruar, apo jo?
Ramana: Do te ishte e mjaftueshme nese heton se e kujt eshte kjo injorance qe ti kerkon ta shkaterrosh.
~Living by the Words of Bhagavan by David Godman
No comments:
Post a Comment