..Perserit njeqind here, “Une nuk jam trupi”. Kur ti e perserit kete ajo behet natyrshem dhe nese ky zakon mbahet ai behet natyre e dyte. Keshtu mbushesh me nje etje per nje perjetim direkt te Vetvetes tende. Me nje deshire te tille per Vetveten, sigurisht qe perjetimi do te pasoje. Keshtu do te mundesohet dhe perceptimi direkt i Vetvetes.
Ti ke qene duke luftuar me probleme dhe shqetesime te cilat te kane ndjekur nga pas gjate gjithe kohes, kjo sepse ti ke identifikuar veten me trupin. Pese elementet me te cilat trupi perbehet duhen pushtuar. Lere ndjesine “Une nuk jam trupi” ti rritet brenda teje. Kur ti ha nje frut ti e zhvesh ate dhe ha ate qe eshte brenda, por kur vjen puna tek fruti njerezor, ti injoron pjesen e brendeshme, Vetveten, dhe krenohesh me mbulesen e jashtme, trupin bruto. Baktise kete krenari! Me vendosmeri dhe insistim heto se kush je dhe elimino ate qe nuk je. Mendja dhe deshirat e saj jane pengesa ne kete hetim intensiv lidhur me natyren tende pa forme. Mendja nuk eshte gje tjeter perveç se nje depozite kujtimesh qe ti ke perjetuar deri tani, dhe vazhdimisht te dalin perpara me shpresen dhe qellimin per ti shijuar ata perseri. Kjo eshte edhe natyra e deshires. Te çlirohesh nga mendja ti duhet ta riorientosh veten drejt Vetvetes. Duhet ta çrrenjosesh veten nga mendja dhe nga deshirat e saj, duke e drejtuar nga Vetvetja. Kur mendja (vemendja) drejtohet ne nje objekt te paster ajo vete behet e paster. Ky eshte i vetmi ilaç per te fituar Lirine nga tirania e mendjes.
Shkeputja fitohet vetem kur ti adapton nje sjellje çensoruese ndaj deshirave dhe zhvendos fokusin nga deshirat drejt Vetvetes.
~ AMRUT LAYA lll
Siddharameshwar Maharaj
(Shri Nisargadatta Maharaj's Guru)
Siddharameshwar Maharaj
(Shri Nisargadatta Maharaj's Guru)
No comments:
Post a Comment