Saturday, January 19, 2019

P: Cila eshte natyra e Lumturise?

M: Nese nje njeri mendon se lumturia vjen nga shkaqe te jashtme dhe nga pasuria e tij, eshte e arsyeshme te arrijme ne konkluzionin se, lumturia do te rritet me rritjen e pasurise dhe do te zvoglohet me zvogelimin e pasurise se tij. Si rrjedhoje, nese ai do te zhvishet nga e gjithe pasuria qe ka atehere lumturia e tij duhet te jete zero. Ne fakt, cila eshte eksperienca e njeriut? A eshte i vertete ky kendveshtrim? Ne gjume te thelle njeriu eshte totalisht i zhveshur nga pasuria e tij, madje edhe nga vete trupi i tij. Ne vend qe te ishte i palumtur, ai eshte shume i lumtur. Çdo njeri deshiron te flej gjume. Madje pergatit rrobat dhe shtratin e tij me kujdesin me te madh duke qene i gatshem te lere çdo gje, dhe te gjithe, ne kembim te lumturise. Konkluzioni eshte se lumturia eshte natyra e vertete e njeriut dhe nuk vjen nga sendet perjashta. Ai duhet te realizoje Vetveten ne menyre qe te hape thesaret e lumturise se paperzier.
~Ramana Maharshi

No comments:

Post a Comment