Friday, January 11, 2019

Pyetje: Nuk e di nga te filloj qe te behem i heshtur. A mund te me japesh nje keshille?

Sri Papaji: Heshtja per te cilen une flas nuk eshte as meditim as te qendrosh ne heshtje. Heshtja per te cilen une flas nuk ka te beje fare me meditimin ose me te folurit ap te mosfolurit sepse ne te dy rastet mendja vazhdon aktivitetin e saj. Çfare une nenkuptoj me Heshtje eshte mosngritja e asnje mendimi ne mendje. Heshtja eshte asnje mendim ne mendje.
P: E kuptoj kete, por ndjej se duhet te bej diçka.
Sri Papaji : Jo, ti nuk duhet te besh asgje. Thjesht sigurohu qe asnje mendim nuk ngrihet ne mendje. Nuk eshte se duhet te besh diçka, por thjesht te vezhgosh mendjen qe te mos levize me mendime dhe nese leviz shoqeroje ate me vemendje deri sa te largohet. Kete ti nuk e ke bere deri tani. Prandaj beje tani, sot ose neser. Shikoje nje mendim tani, beje tani. Vezhgoje nje mendim i cili nuk i perket as te kaluares dhe as te ardhmes. A ka ndonje mendim qe po ngrihet? Me thuaj.
P: Une jam para teje dhe po te shikoj ty.
Sri Papaji : Ky nuk eshte nje mendim, por ate qe syte tuaj po shikojne. Madje edhe sikur te ishte mendimi, “Une po te shikoj ty” duhet te kuptosh se ai doli nga diku si nje mendim pas perjetimit te shikimit. Nga ku doli ky “Une” i cili po me shikon mua?
P: Nuk e di.
Sri Papaji : Atehere perpiqu ta zbulosh. Shpenzo me shume kohe dhe kupto se nga del ky “Une”. Mos bej ndonje perpjekje, nuk ke nevoje ta lokalizosh kete “Une” dhe as te mendosh gjithashtu. Thjesht mos leviz ne mendje dhe zbulo se nga ku ngrihet ky “Une”.
~Papaji

No comments:

Post a Comment