M: Eshte pikerisht per shkak te iluzionit qe ti mendon se je beresi. Ne realitet gjerat te behen ty dhe nuk behen nga ti.
P: Nese i le gjerat te ndodhin, si mund te sigurohem se ata do te ndodhin sipas deshires time? Patjeter qe duhet ti manipuloj ata sipas deshires time.
M: Deshira thjesht te ndodh ty sebashku me plotesimin ose edhe me mosplotesimin e saj. Ti nuk mund te ndryshosh asnjeren. Ti mund te besosh se je ti ai qe ben, perpiqesh, orvatesh dhe lufton. E megjithate gjerat thjesht ndodhin edhe pa luften tende, perfshi edhe frutet e punes tende. Asgje nuk behet nga ti dhe per ty. Çdo gje ndodh ne shfaqjen e projektuar ne ekran, asgje nuk ndodh me Driten, perfshij edhe ate qe ti mendon se je, nje person. Ti je vetem Drita.
P: Nese une jam vetem drite, si ka mundesi qe e kam harruar?
M: Ti nuk e ke harruar. Ndodh vetem ne shfaqjen ne ekran qe ti mendon se ke harruar dhe pastaj kujtohesh. Ti asnjehere nuk pushon se qeni njeri edhe pse ne enderr e shikon veten si nje tiger. Ne te njejten menyre, ti je drite e paster qe shfaqet si fragment ne ekran por qe pastaj behesh nje me shfaqjen dhe harron driten.
P: Meqenese çdo gje ndodh edhe pa mua atehere perse dhe per çfare duhet te shqetesohem?
M: Sakte, Liria eshte liri nga shqetesimet. Kur e kupton se nuk mund te influencosh rezultatin nuk i kushton me vemendje deshirave dhe frikerave. Leri ato te vijne dhe te shkojne. Mos i ushqe ato me interresin dhe vemendjen tende.
~Nisargadatta Maharaj
No comments:
Post a Comment