M: Nese po kerkon te Verteten, dhe vetem te Verteten, nuk ka asnje alternative tjeter per ty perveçse ta pranosh kete bote si te pavertete.
D: Po perse keshtu?
M: Per arsyen me te thjeshte se, nese ti nuk e heq dore nga ideja se kjo bote eshte e vertete, mendja jote do te jete gjithmone duke bredhur pas saj. Nese pranon kete iluzion (bote) si te vertete atehere nuk do te jesh kurre ne gjendje te zbulosh te verteten e Vetvetes e cila e vetme ekziston. Kjo pike eshte shume bukur e ilustruar me analogjine e "gjarprit dhe litarit". Persa kohe ti je i bindur se shikon nje gjarper, do te jete absolutisht e pamundur per ty te shikosh litarin si Realitetin ekzistent. Gjarpri jo-ekzistues behet realiteti yt, nderkohe realiteti i litarit ekzistent behet krejt jo-ekzistent. Per ta zbuluar te verteten duhet te "afrohesh". Per tu afruar duhet te vesh ne dyshim ekzistencen e "gjarprit". Kjo bote ekziston po aq sa ekziston bota tjeter ne enderr.
(From 'Ramana Maharshi'', Book 2, Ch. 3: 'The Jnani and the World')
No comments:
Post a Comment