Pyetja “A jam une i vetdijshem?” ose pyetje te tilla te ngjashme si “Kush jam une?”, “Çfare jam une?”, “Çfare eshte ajo gje qe di ose eshte e vetdijshme per perjetimin tim?”, ose “Prej nga dalin mendimet, ndjesite, dhe perceptimet?” jane pyetje te veçanta sepse, ne ndryshim nga pyetjet e zakonshme te cilat e marrin mendjen ne nje rrugetim drejt zbulimit te objekteve “perjashta”, keto pyetje e merrin mendjen ne nje udhetim “perbrenda” ose “brenda vetes” drejt realitetit te pangjyrosur. Aty mendja njeh natyren e vet si vetedije e paster, vetedije pafund. Pyetjet “A jam une i vetdijshem?” dhe “Kush jam une?” iniciojne hyrjen ne inteligjencen me te larte. Keto jane pyetjet-mendimet e fundit te mendjes. Pertej ketyre mendimeve mendja nuk mund te shkoje me tej; ketu eshte bregu me i larget i dijes se saj. Saraswati, ka thene se “Menduesit e vertete nuk mendojne.” Do te thote se, mendja e cile kerkon te verteten, gjate procesit te kerkimit, do te sjelle fundin e saj. Ajo gje qe krijon shkendine per pyetje te tilla hyjnore ndryshon nga personi ne person por ne perfundim, kjo etje per dije, gjithnje te dergon ne pyetjet “A jam une i vetdijshem?” ose “Kush jam Une?”, “Prej nga ku lindin mendimet?”, “Si mund ta di une se jam i vetdijshem?” pyetje te cilat kthejne mendjen drejt vetes saj. Keto jane variacione te ndryshme te ketyre armeve hyjnore.
- Rupert Spira
No comments:
Post a Comment