Buda nuk beri asnjehere thirrje ne mase per turmat. “Kush do lumturi?” Te gjithe duan lumturi, dhe te gjithe e dine se lumturia ndiqet nga palumturia ashtu si dita ndiqet nga nata, vdekja ndiqet nga lindja, lindja ndiqet nga vdekja. Eshte nje rreth vicioz: nese je i lumtur, te jesh i sigurte se shume shpejt do te jesh i palumtur; nese je i palumtur te jesh i sigurte se shume shpejt do te jesh i lumtur perseri. Duke pare kete loje te lumturise dhe palumturise, vezhguesi i tyre, soditesi i tyre, nuk identifikohet fare me asnjeren. Kur lumturia vjen ai e di se palumturia po vjen, keshtu, perse te gezohet? Kur palumturia vjen ai nuk shqetesohet fare sepse e di mire se lumturia eshte aty prane, keshtu, perse te shqetesohet? Ai as nuk gezohet nga lumturia dhe as nuk hidherohet nga palumturia. Kjo eshte paqa. Ai mbetet i njejte, ne nje ekuiliber te thelle; heshtja e tij eshte e patrazuar. Dita vjen dhe shkon, nata vjen dhe shkon, çdo gje vjen dhe shkon. Ai mbetet nje deshmitar i paperfshire, i pashqetesuar dhe gjakftohte. Kjo gjakftohtesi dhe paturbullire eshte paqe e vertete.
No comments:
Post a Comment