Nisargadatta: Une do flas vetem per pyetjet me thelbesore: Çfare je ti? Qe kur je ti? Si ndodhi qe je? Kush eshte shkaku qe je? Nuk dua te merrem me pyetje pafund; ata nuk kane asnje vlere per mua. Nese mesimi im te pelqen, ulu ketu prane meje, perndryshe terhiqu dhe largohu nga ke ardhur.
Ne çdo kerkim shpirteror, çfardo qe mund te kesh degjuar ose bere nuk ka asnje vlere per te arritur tek e verteta reale. Dija “ti je” ka ndodhur tashme. Per çfare shkaku? Se pari, ti vezhgon qe je. Qendro aty ne kete “ti je” dhe mos leviz. Thjesht ji aty. Pastaj me ndihmen e ketij “ti je” ti po vezhgon boten. Nese nuk deshmon se “ti je” ti nuk mund te deshmosh se bota eshte. Kur ti nuk e di se je edhe njerezit nuk do e dine se ti je dhe do te varrosin. Per sa kohe ti e di se je, njerezit do te respektojne ty, sepse ti je diçka. Kur nuk e di se je njerezit do te largojne nga bota. Mos leviz qe aty. Ti duhet te jesh prezent ne kete pike, ne piken “ti je”, i zhveshur nga te gjitha konceptet, dhe thashethemet e te kaluares, thjesht qendro ne perjetimin tend. Kur e njeh dhe kupton qe ti je ti e di se bota eshte dhe Zoti eshte. Nese ti nuk e di se ti je atehere ku eshte bota dhe ku eshte Zoti? Qe ti je eshte nje princip hyjnor. Shume vijne ketu por nuk e kuptojne se ku dua te dal. Te pakte jane ata qe e kuptojne dhe fitojne lirine.
Ti nuk i njihje prinderit para se te lindje, dhe as prinderit nuk te njihnin ty. Nga erdhi dija “ti je”. A nuk eshte mrekulli. A ke ndonje dyshim qe ti je?
~Nisargadatta Maharaj
No comments:
Post a Comment