Tuesday, January 22, 2019

MEDITIMI

Meditimi eshte i nevojshem. Nese mund ta besh ate vazhdimisht, eshte shume mire, por me punet e perditshme qe kemi nuk eshte gjithnje e mundur. Meditimi i bere ne oret e para te mengjezit ndihmon dhe eshte shume efektiv. Por mund ta besh sa here qe ke kohe te lire. Kerkuesit me nje etje te forte mund te meditojne ne çdo kohe. Ne fillim, nje kerkues duhet te ulet vetem, ne nje vend te qete, me njefare kohe ne dispozicion dhe jo me ngut. Pasi te qetesohet, vemendja e tij duhet te fokusohet vetem tek vemendja, duke humbur keshtu brenda vetes se tij dhe duke mos qene i interesuar per gjerat rreth tij. Ne kete gjendje asgje nuk do ndodhe por ndjesia e Qenies do te shkrihet plotesisht me dijen “Une jam”. Ne nje gjendje te tille do te zbulohet, me ane te intuites, se si dhe pse eshte shfaqur sensi “Une jam”.
~ Nisargadatta Maharaj

No comments:

Post a Comment