Kam degjuar nje histori Sufi. Ndodhi njehere qe nje peshk degjoi dike te fliste per oqeanin dhe peshku degjoi per here te pare se diçka e tille si oqeani ekzistonte. Keshtu filloi te kerkonte duke hetuar dhe pyetur shume peshq, te medhenj dhe te vegjel, te njohur dhe te panjohur, te famshem dhe jo te famshem, por asnjeri nuk ishte ne gjendje te tregonte se ku ishte oqeani. Te gjithe thonin se kishin degjuar per te, se te urtet e dinin se ku ishte, por kaq. Ne fakt oqeani ishte gjithandej! Ata ishin ne oqean; ata po flisnin dhe jetonin ne oqean.
Ndodh qe me e aferta te jete kaq e dukshme sa e harron fare se eshte aty. E aferta eshte kaq afer sa ti nuk mund ta shikosh, sepse qe madje te shikosh diçka njefare distance kerkohet, nje hapsire eshte e nevojshme. Prandaj nuk ka as distance dhe as hapsire mes teje dhe hyjnores; nuk ka hapsire mes peshkut dhe oqeanit, asnje te çare. Peshku eshte pjese e oqeanit ashtu si edhe vala; ose oqeani eshte nje mase e pafund e te qenit peshk. Nuk jane dy; ekzistojne sebashku; jane te bashkuar ne nje. Trupat mund te duken te ndryshem ne shfaqje por shpirti i tyre eshte nje, eshte nje unitet.
~Osho
No comments:
Post a Comment