Ne vuajme nga haluçinacionet dhe ndjesite e shtremberuara te ekzistences tone. Shume prej nesh kane ndjesine se “Une, vetja ime” eshte nje qender e ndare e ndjesive dhe veprimeve, e cila jeton brenda nje trupi fizik si nje vete e ndare, “perballe” nje bote te “jashtme” e perbere nga gjera dhe njerez ne nje univers te huaj dhe te çuditshem. Kjo reflektohet çdo dite ne bisedat tona si, “Une erdha ne kete bote”, “Ti duhet te perballesh me realitetin”, “Duhet te jesh me i suksesshem se te tjeret.”
Kjo bindje, i te qenit i vetem dhe nje vizitor i perkohshem ne kete univers, eshte ne kontradikte te plote me çdo gje qe njohim rreth njeriut (dhe te gjitha organizmave te tjera jetesore) ne shkence. Ne nuk “vijme ne” kete bote; ne “vijme nga” kjo bote, ashtu si “gjethet” vijne nga pema, “valet” nga oqeani, “njerezit” nga universi. Çdo individ eshte nje manifestim i se teres, nje veprim unik i totalitetit te universit. Ky fakt, shume rralle ose asnjehere, perjetohet nga individet. Edhe ata qe e dine kete te jete e vertete ne teori nuk e ndjejne kete por vazhdojne ta mendojne veten e tyre si “ego” te izoluara brenda nje thesi lekure.
~Alan Watts
No comments:
Post a Comment