Murgjet Zen kane nje teknike meditimi qe quhet Zazen. Zazen do te thote thjesht qendro ulur, te mos besh asgje. Eshte nje metode e thelle meditimi. Ta quash metode nuk eshte e drejte sepse nuk eshte metode, thjesht te ulesh dhe te mos besh asgje, çfare metode eshte kjo?
Ne fakt Zen po thote te njejten gje si Ashtavakra : “Ulu! Qendro per pak kohe dhe qetesohu. Leri problemet e jetes per pak kohe. Leri ambiciet. Ndaloje mendjen ne kete gare minjsh qe sillen verdalle pa asnje kuptim.”
Thjesht ulu per pak kohe dhe zhytu ne vetvete.
Duke u ulur, une nuk them te ulesh, ti mund te qendrosh ne kembe, apo shtrire. Te ulesh do te thote, mos bej asgje. Çdo njezet e kater ore shpenzo pak kohe ne mosberje. Çlirohu nga nevoja per te bere.
Qendro i zbrazur. Ler te ndodhe çfardo qe do te ndodhe. Bota parakalon para teje, lere te parakaloje. Ajo do qe te levize, lere te levize. Zera dhe tinguj vijne, leri te vijne. Makinat shkojne dhe vijne, trenat, avionet bejne zhurme...leri te jene, ti vazhdo te qendrosh ulur.
Mos u koncetro, thjesht qendro ulur. Samadhi (Nje me Absoluten) gradualisht do filloje te behet me i forte brenda teje.
~Osho
No comments:
Post a Comment