Osho: Une nuk besoj ne te besuarit dhe kjo eshte e domosdoshme te kuptohet sa me pare. Askush nuk me pyet mua a beson ne diellin, a beson ne henen, askush nuk me ben pyetje te tilla. Per tridhjete vite me radhe dhe pasi kam takuar miliona njerez, me mijera pyetje pergjigje, askush nuk me ka pyetur a beson ne lulen e trendafilit. Perse? Nuk eshte e nevojshme, ti mund ta shikosh se lulja e trendafilit eshte aty para teje ose jo. Vetem trillimet dhe jo faktet duhen besuar. Zoti eshte trillimi me i madh qe njeriu ka krijuar e megjithate ti je i deryruar te besosh ne te. Po perse njeriu duhej ta krijonte kete trillim? Duhet te jete ndonje nevoje e madhe e brendshme. Une nuk e kam kete nevoje dhe per kete arsye nuk kam asnje dyshim. Po perse atehere njerezit besojne ne Zot. Sepse ata nuk e njohin. Besimi vjen nga injoranca. Ata qe nuk e njohin, besojne. Kur e njeh diçka ku eshte kuptimi i te besuarit ne te? Kur e njeh, e njeh. Ti nuk beson ne male, ti i njeh ato. Por ti kerkon te mbulosh injorancen e mosnjohjes me besim. Ti kerkon te fshihesh pas besimit. Besimi krijon pretendimin sikur e njeh. Besimet jane fasade. Besimet jane mashtrime. Po ke po mashtron perveç vetes tende. Kur nje njeri thote “Une besoj ne Zot” ai po thote, “Une nuk dua ta njoh Zotin”. Ai person nuk eshte i sinqerte per ta pranuar mashtrimin e vet. Dija nuk behet kurre besim. Dija mbetet gjithmone dije. Mbaje mend kete, sa here thua une besoj ti po perpiqesh te fshehesh injorancen tende. Ti beson ne Zot sepse kerkon te ruash ndarjen me te. Ti e kupton se te njohesh ate, ti vete duhet te shuhesh me pare. Kur e njeh ku eshte nevoja e besimit? Kush ka mbetur per te besuar ke?
Kurre nuk ke per ta takuar Zotin sepse te takosh Zotin do te thote se ti je i vertete dhe Zoti eshte i vertete dhe keshtu do te kemi dy realitete dhe jo nje. Realiteti eshte nje. Nese ti je, Zoti nuk eshte. Nese Zoti eshte, ti nuk mund te jesh.
~Osho
No comments:
Post a Comment