Saturday, February 9, 2019

MOS REZISTO ÇFARE VJEN E PAFTUAR...

Pyetje: Çfare na ben ne te bejme progres?
M: Heshtja eshte faktori kryesor. Me qetesi dhe ne heshtje rritesh.
P: Mendja eshte absolutisht e parehatshme. Cila eshte menyra per ta qetesuar?
M: Besoji mesuesit. Merr rastin tim. Mjeshtri im me urdheroi mua te mbahem vetem ne ndjesine “Une jam” dhe te mos i kushtoj vemendje asgjeje tjeter. Thjesht iu binda. Nuk ndoqa ndonje kurs te veçante per frymemarrjen, ose meditimi apo te studjoja shkrimet e shenjta. Çfardo qe ndodhte une e hiqja vemendjen nga ajo gje dhe e ktheja menjehere ne ndjesine “Une jam”, mund te duket shume e thjeshte dhe pa vlere ne fillim por shume shpejt e kupton fuqine qe fsheh kjo praktike. E vetmja arsye perse e bera eshte se Mjeshtri me tha ta beja ashtu. Bindja eshte nje tretes shume i fuqishem i te gjitha deshirave dhe frikerave.
Thjesht largohu nga çdo gje qe pushton mendjen ne çdo moment; bej çfardo pune qe te duhet ta besh, por mos krijo detyrime te reja; qendro i zbrazet, qendro i gatshem, mos rezisto çfare vjen e paftuar.
Ne perfundim te kerkimit tend do te arrish nje gjendje moskapjeje, nje gezim mosngjitjeje, nje lehtesim te brendshem dhe nje liri te papershkrueshme, e megjithate mrekullisht krejt reale.
~Nisargadatta Maharaj, I AM THAT, 278.

No comments:

Post a Comment