Friday, February 15, 2019

Nese e gjen, nuk eshte.

Ne momentin qe ti e objektivizon Vetveten duke thene, “Po, kjo gje eshte👉”, tregon se ne po perpiqemi ta sjellim ate ne vemendjen e vetedijes tone si nje objekt. Por Vetvetja nuk mund te jete kurre nje objekt i tille sepse eshte vete burimi i vetedijes, eshte vete drita qe ndriçon objektet.
Megjithate per ta kuptuar, pra te kuptojme se Vetvetja nuk eshte trupi dhe mendja, ne duhet te eliminojme çdo gje qe mund te konsiderohet si “kjo gje”. Me fjale te tjera, te eliminojme çdo objekt te perjetimit tone (Une shoh diçka). Nese e shikoj atehere ai objekt nuk eshte vetedije sepse syte e mi e shikojne ate, megjithate une jam i vetdijshem qe syte e shikojne ate objekt. Pra vetedija nuk jane syte. Une perjetoj me mendje faktin qe syte shikojne. Gjithashtu jam i vetdijshem per mendimet ne mendjen time per pasoje mendimet jane objekt i vetedijes time (mendimet e kujt? Mendimet e mia). Keshtu nese vazhdojme procesin e eliminimit ne fund vetem Vetedija mbetet.
Sarvapriyananda e thote shume bukur: kujdes se ka nje kurth ketu: pasi eliminojme çdo gje na duket sikur ne gjejme “diçka”, nje moment ah-ha, “me ne fund e gjeta” (Eureka).
Nese mendojme se e kemi gjetur, perseri nuk jemi tek Vetedija pasi e kemi kthyer ate ne nje objekt te perjetimit tone duke menduar “Po, kjo gje eshte👉
Ndoshta per kete arsye te urtet e kane percaktuar kete si “Anidam Chaitanyam" [nese e gjen, nuk eshte] (Vetedija).
~Robert Adams

No comments:

Post a Comment