Tuesday, February 5, 2019

Nese mendja mposhtet, çdo gje eshte pushtuar

Ata qe marrin stimulant te ndryshem si droge apo alkol per te pushtuar mendjen e bejne per te arritur gjendjen e lumturise se pamendimeve qe eshte Vetvetja e vertete. Me ane te drogave dhe pijeve ata marrin nje shije te perkohshme te lumturise por pasi efektet e stimulanteve kalojne mendja rifillon aktivitetin e saj te padurueshem dhe keshtu personi kerkon perseri te marre droge dhe alkol duke krijuar keshtu varesi ndaj tyre. Keto nderprerje artificiale te mendimeve jane te perkohshme dhe me pasoja per marresin e tyre.
Nese mendja mposhtet, çdo gje eshte pushtuar. Te heqim dore nga çfare? Nga gjerat perjashta?! Jo, eshte ketu qe duhet te heqesh dore (tregon me gisht ne zemer). Ku eshte vetmia? Ne mendje sigurisht. Robinson Kryzo ishte i vetem ne ishull por me çdo kusht donte te ikte qe aty sa me shpejt te ishte e mundur. Perse? Ai vetem ishte. Jo nuk ishte vetem sepse mendjen e kishte me vete. Kjo nuk ishte vetmi per te. Vetmia e vertete eshte pa mendime dhe jo te izolohesh nga gjerat perjashta. Mbreteria e Zotit duhet gjetur brenda teje dhe jo perjashta.
~Ramana Maharshi

No comments:

Post a Comment