Tuesday, February 5, 2019

Po kush eshte Vetvetja?

Pyetja nese ka nje Zot, ose nje te Vertete, ose nje Realitet ose çfardo qe ti deshiron ta quash, nuk mund ta gjesh pergjigjen ne libra, as ti pergjigjen kleriket, filozofet apo profetet. Askush dhe asgje nuk mund ti pergjigjet kesaj pyetje perveç teje dhe vetem ti vete. Prandaj eshte shume e rendesishme te njohesh Vetveten. Papjekuria gjendet pikerisht ne padijen dhe mosnjohjen e Vetvetes. Te kuptosh Vetveten eshte zanafilla, fillimi i urtesise.
Po kush eshte Vetvetja? Ti si individ?! Jo, ka nje ndryshim shume te madh ndermjet Vetvetes dhe individit. Individi eshte nje entitet lokal dhe i veçuar, jeton ne nje shtet te caktuar, qe i perket nje kulture te caktuar, i lidhur qe ne lindje me nje fe te caktuar, qe i perket nje shoqerie te caktuar. Nderkohe qe Vetvetja nuk eshte lokale, gjendet gjithkund dhe eshte universale, individi nga ana tjeter i perket nje bote te vogel, te kushtezuar, te mjerueshme, vazhdimisht i rrituar, i vetekenaqur me zotin e tij qe ka nje emer te caktuar duke u ndjere superior ngaqe te tjeret nuk e njohin si e njeh ai, me traditen e tij, me ate pak prone dhe pasuri qe ka, i hipnotizuar dhe i veteçuditur sa i mire dhe i drejte eshte ai ndersa te tjeret shume te keqinj, i lumtur ne mjerimin e padijes se tij. Ndersa Vetvetja eshte vete liria dhe lumturia, pa komplekse, i çliruar nga çdo lidhje me kete iluzion, i lire nga lindja dhe vdekja, gjithperfshires dhe i paster duke pare Zotin brenda vetes tij dhe ne çdo qenie jetesore dhe jo jetesore. Ai e ka kuptuar se eshte vete AI, krijuesi dhe shikuesi, vete perjetuesi duke perjetuar shfaqjen e tij.
~Krishnamurti

No comments:

Post a Comment