Thursday, February 7, 2019

Pyetje: Ndonjehere me vjen te le çdo gje, familjen, punen dhe te futem ne vetmi. Dua te kerkoj per vetveten. Por jam shume konfuz

Avadhootanand Maharaj: Çfare do te kerkosh dhe çfare do te gjesh? Njerezit kerkojne per diçka qe nuk eshte me ta qe eshte diku tjeter larg tyre. Por, ti je tashme vetvetja; i kudogjendshem qe perfshin çdo gje ne ekzistence.
Te shkosh ne vende te tjera per ta kerkuar eshte injorance. Te gjitha keto mendime jane hile te mendjes. Mendja jote kerkon te ndryshoje gjendjen e tanishme sepse eshte e etur per nje gjendje (perjetim) te ri. Mos u mundo te ndryshosh gjendjen tende. Mos reago ndaj kesaj gjendje ne te cilen ndodhesh, qofte ajo gezim apo vuajtje. Qendro ne heshtje dhe ne zbrazeti te plote.
Çdo gje eshte mire dhe po shpaloset sipas planit hyjnor. Nese ti (trupi) je i destinuar te lesh shtepine, askush nuk do te jete ne gjendje ta ndaloje. Nese je destinuar te jesh familjar askush nuk do te beje ty sanyasi (kerkues). Çdo gje ndodh spontanisht; thjesht mos planifiko rezultatet e veprimeve tuaja. Nuk mund te besh asgje perveç te mos reagosh ndaj kushteve prezente.
A e di çfare i ka thene Siddharameshwar Maharaj, nxenesit te tij Nisargadatta Maharaj? "Vuajtja jote eshte po aq hyjnore sa edhe gezimi yt!”
Heqja dore e vertete eshte ajo qe behet brenda teje. Fizikisht ti mund te jetosh ne nje gjendje dhe ambient te perfshire te nje kaos total, por brenda teje ti mund te qendrosh i shkeputur dhe ne heshtje te mendimeve. Mos u identifiko dhe mos i prek mendimet tuaja. Kryej deryrat tuaja familjare ose detyrimet e punes qe ben me aftesine tende me te madhe pa u identifikuar me rezultatet e tyre.
~ Avadhootanand Maharaj

No comments:

Post a Comment