Shume studiues te shkolluar shkuan tek Buda; te gjithe dinin me shume se Buda. Mahakashiap erdhi tek ai; ai ishte nje shkrimtar i madh. Sariputra erdhi gjithashtu; ai ishte nje filozof i shquar. Kur Sariputra erdhi tek Buda ai erdhi per te fituar diçka me shume se sa dija, pasi nga dija ai ishte velur. E çuditshme pasi ai dinte shume me teper se Buda, ishte nje studies i jashtezakonshem. Ai i dinte permendesh te gjitha shkrimet e shenjta dhe mund ti recitonte ato ne maje te gjuhes. Erdhi tek Buda duke iu lutur "Me jep diçka me teper se dija se nga dija jam ngopur". Bida i tha "Ç'meso, hiq dore nga çfare ke mesuar.” Nje mesues i mire te meson ty si te zhvishesh nga ajo çfare ke mesuar dhe jo si te mesosh. Ti ke ardhur tek une per te hequr dore nga ajo çfare ke mesuar, jo per te mesuar diçka te re. Behu i paditur si nje femije i vogel. Vetem zemra e nje femije mund te trokase ne dyert e hyjnores. Lutjet tuaja nuk i degjon askush pasi ato jane dinake dhe dhelperake. Vetem nje femije, nje zemer qe nuk di, mund te jete Vetvetja.
~Osho
No comments:
Post a Comment