Saturday, February 2, 2019

ANNAMALAI SWAMI – BISEDA PERFUNDIMTARE.

Annamalai Swami: Mendja eshte thjesht nje hije. Perpjekjet per ta kapur ate jane pa vlere. Ata jane hije duke ndjekur hijet. Ti nuk mund ta kontrollosh apo eliminosh nje hije apo te vendosesh nje dore hije mbi te. Keto jane lojera femijesh.
Ram tregon nje histori te nje femije i cili po vraponte neper rruge per te kapur hijen e kokes se tij. Ai kur nuk arriti pasi pavarsisht sa shpejt vraponte, hija gjithmone qendronte larg tij. Nena e tij duke e pare qeshi dhe i tha, “Vendose doren ne koke!” Kur djaloshi ndoqi keshillen, dora hije kapi koken hije. Keshtu djaloshi u gezua shume.
Kjo lloj keshille mund te kenaqe femijet por nuk do te jape ndonje rezultat ne fushen e praktikave ose meditimit. Mos i ndiq mendimet hije me teknika mendore kontrolli sepse edhe ato jane hije. Ne vend te kesaj, shko mbrapsht ne burimin e mendje-hijes dhe qendro aty. Kur ti banon ne ate vend, do te jesh i lumtur dhe deshira per te ndjekur mendimet hije nuk do te jete me aty.
Pyetje: Por kjo mendje hije duhet eliminuar me ndonje menyre.
Annamalai Swami: Kur Vetrealizimi ndodh mendja nuk do te jete me e pranishme. Megjithate, ti nuk fiton Vetrealizimin duke hequr qafe mendjen. Ai ndodh kur ti kupton se mendja kurre nuk ka ekzistuar. Eshte pranimi i asaj çfare eshte e vertete dhe reale dhe braktisja e ideve te gabuara rreth realitetit te hijes kalimtare te quajtur mendje.
Pyetje: Po si mund te largojme idene false se mendja eshte e vertete?
Annamalai Swami: Ne te njejten menyre qe ti heq dore nga nje ide e gabuar. Ti thjesht ndalon se besuari ne te. Nese kjo nuk ndodh spontanisht kur ti e degjon kete nga nje mesues, atehere thuaja vetes vazhdimisht, “Une nuk jam mendja; Une nuk jam mendja. Nuk ka mendje; nuk ka mendje. Vetedija e vetme ekziston.” Nese ke nje bindje te vendosur qe kjo eshte e verteta, nje dite kjo bindje do te maturoje deri ne piken ku do te behet perjetimi yt direkt.
~Anamalai Swami

No comments:

Post a Comment