Friday, February 15, 2019

Robert Adams ne Dialog me Ramana Maharshin.



"Si ka mundesi qe kaq shume njerez kane ardhur tek ti dhe vetem disa prej tyre e kapin te verteten. Disa njerez nuk ndjejne asgje. Disa te tjere kthehen te pakenaqur. Ndersa disa te tjere realizojne endrren e tyre?”
Ai heshti per pak minuta dhe tha, “Kjo varet nga pjekuria e kerkuesit. Varet nga sinqeriteti i kerkuesit. Siç e shikon shume njerez vijne te me vizitojne, krijojne nje pershtypje dhe pastaj shkojne te kerkojne nje tjeter mesues. Shkojne diku tjeter. Keshtu udhetojne ne te gjithe Indine dhe pastaj kthehen ne Angli, Hollande apo Amerike dhe u tregojne miqeve te tyre se kane takuar dhjete Guru. E megjithate asnje transformim nuk ka ndodhur me ta.
Por kur dikush eshte i sinqerte dhe i dorezohet plotesisht Mjeshtrit, atehere ai e ndjen menjehere paqen e hirit te tij automatikisht dhe ky individ ben nje perparim te jashtezakonshem. Por personi me te vertete duhet te jete i sinqerte.”
“Me sinqeriet”, tha ai, “Une nenkuptoj se ai duhet te jete nje kerkues i se vertetes. Te harroje plotesisht veten e tij dhe te shkrihet nje me Mjeshtrin brenda tij.”
Pastaj i bera nje tjeter pyetje, “Cila eshte rruga me e lehte dhe me efektive per te bere vet-kerkim (atma-vichara, self-inquiry?)"
Perseri ai buzeqeshi, priti disa sekonda dhe tha;
"Te jesh gjithnje koshient i vetdijshem ne te gjitha rrethanat dhe situatat per Une-jam. Nuk ka rendesi se çfare po ben, ji i vetdijshem per Une-jam ne zemer. Kjo eshte praktika me efektive.”
~Robert Adams - Complete Works: Transcript 175 Steps In Spiritual Life 2nd August, 1992

No comments:

Post a Comment