Monday, February 25, 2019

Pyetje: A vdes mendja (egoja) gradualisht apo ne çast?

Annamalai Swami: Nje pergjigje eshte: “Kur dielli lind, a zhduket erresira ne çast apo gradualisht?
Ramana, duke folur per kete ka thene: “Dikush ngaterron litarin, ne gjysem erresire, me nje gjarper. Pastaj pyet, sa vite duhen qe gjarpri te vdese?”
Por ka edhe nje pergiigje me te mire. Nese mendja nuk ekziston, ajo nuk mund te vdese as shpejt as ngadale.
~Anamalai Swami, p. 106

A beson ne Zot?

Osho: Une nuk besoj ne te besuarit dhe kjo eshte e domosdoshme te kuptohet sa me pare. Askush nuk me pyet mua a beson ne diellin, a beson ne henen, askush nuk me ben pyetje te tilla. Per tridhjete vite me radhe dhe pasi kam takuar miliona njerez, me mijera pyetje pergjigje, askush nuk me ka pyetur a beson ne lulen e trendafilit. Perse? Nuk eshte e nevojshme, ti mund ta shikosh se lulja e trendafilit eshte aty para teje ose jo. Vetem trillimet dhe jo faktet duhen besuar. Zoti eshte trillimi me i madh qe njeriu ka krijuar e megjithate ti je i deryruar te besosh ne te. Po perse njeriu duhej ta krijonte kete trillim? Duhet te jete ndonje nevoje e madhe e brendshme. Une nuk e kam kete nevoje dhe per kete arsye nuk kam asnje dyshim. Po perse atehere njerezit besojne ne Zot. Sepse ata nuk e njohin. Besimi vjen nga injoranca. Ata qe nuk e njohin, besojne. Kur e njeh diçka ku eshte kuptimi i te besuarit ne te? Kur e njeh, e njeh. Ti nuk beson ne male, ti i njeh ato. Por ti kerkon te mbulosh injorancen e mosnjohjes me besim. Ti kerkon te fshihesh pas besimit. Besimi krijon pretendimin sikur e njeh. Besimet jane fasade. Besimet jane mashtrime. Po ke po mashtron perveç vetes tende. Kur nje njeri thote “Une besoj ne Zot” ai po thote, “Une nuk dua ta njoh Zotin”. Ai person nuk eshte i sinqerte per ta pranuar mashtrimin e vet. Dija nuk behet kurre besim. Dija mbetet gjithmone dije. Mbaje mend kete, sa here thua une besoj ti po perpiqesh te fshehesh injorancen tende. Ti beson ne Zot sepse kerkon te ruash ndarjen me te. Ti e kupton se te njohesh ate, ti vete duhet te shuhesh me pare. Kur e njeh ku eshte nevoja e besimit? Kush ka mbetur per te besuar ke?
Kurre nuk ke per ta takuar Zotin sepse te takosh Zotin do te thote se ti je i vertete dhe Zoti eshte i vertete dhe keshtu do te kemi dy realitete dhe jo nje. Realiteti eshte nje. Nese ti je, Zoti nuk eshte. Nese Zoti eshte, ti nuk mund te jesh.
~Osho

VETEDIJA ESHTE E VETDIJSHME PER VETEDIJEN.

Pyetja “A jam i vetedijshem?” dhe pergjigjja “Po” jane thjesht mendime. Jane aktivitet i vetedijes, por jo objekte konkrete, ashtu sikurse per nje film mund te thuhet se eshte nje aktivitet ne ekranin e televizorit me shume sesa objekte reale brenda televizorit me ekzistence te pavarur nga ekrani.
Si e tille, te jesh i vetedijshem i te qenurit i vetedijshem mund te realizohet vetem kur kuptojme hapsiren ndermejt dy aktiviteteve mendore, pra hapsire ndermjet mendimeve dhe perceptimeve, ashtu si kur ndermjet dy pamjeve filmike shfaqet nje hapsire bosh.
Ne kete hapsire boshe mes pyetjes “A jam une i vetedijshem?” dhe pergjigjes “Po”, mendja çlirohet nga aktiviteti i saj dhe, si rezultat, nga kufizimet e saj, dhe qendron e shfaqur si vetedije infinit, duke ndriçuar ose njohur vetem Vetveten.
~Being Aware of Being Aware
Rupert Spira

Sikur te ndaloja kerkimin, lumturia shfaqet.

Kur ne duam diçka, psh para me shume, fundin e nje takimi, levizje ne nje vend apo shpi te re, ne mendojme se, kur ta arrij ate gje une do te jem i lumtur. Çuditerish e besojme kete si te vertete. Kur e arrijme ate gje ne ndjehemi shume te lumtur dhe kjo konfirmon edhe nje here iluzionin tone se ishte pikerisht ajo gje ose situate qe po kerkonim qe na beri te lumtur. Ne realitet, ajo gje qe ne beri te lumtur ishte te ndaluarit e kerkimit perkohesisht pasi morem ate qe donim. Sapo energjia e te kerkuarit shuhet, lumturia, e cila ka qene gjithnje aty nen mbulojen e kerkimit, shndrit perseri. Pra ne realitet ne nuk kemi nevoje per ndonje gje, lumturia eshte gjithnje aty, por eshte e mbuluar me kerkim. Une duhet te rikujtoj veten vazhdimisht se lumturis eshte gjithnje e pranishme por per dreq eshte e mbuluar gjate gjithe kohes me kerkim. Sikur te ndaloja kerkimin, lumturia shfaqet. Kaq e thjeshte per tu kuptuar dhe ...
~ Rupert Spira

BRAHMASTHRAM (ARMA HYJNORE)

Nje dite, nje djale rreth 18 vjeç erdhi me biçiklete nga nje vend. Qendroi ulur ne salle dhe pas nje çerek ore shkoi tek Ramana dhe e pyeti, “Kur shkon pertej tingullit zanor OM, ku duhet te pushoj?”
Me nje buzeqeshje te lehte Ramana i tha; “Oh, keshtu na qenka puna? Me thuaj, prej nga ke ardhur? Nga po shkon? Çfare po kerkon te dish? Kush je ti ne te vertete? Nese me pare me tregon mua se kush je ti, atehere une do te pergjigem ty per OM.”
“Une nuk e di, tha djaloshi”
Atehere Ramana i tha, ”Ti je i sigurte qe ekziston. Si ekziston? Çfare ishe ti para se te lindje? Çfare eshte trupi yt? Se pari zbulo kete. Kur ta zbulosh kete mund te me pyesesh mua, nese me te vertete do te kete mbetur ndonje pyetje pa pergjigje.
Kur Ramana tha kete, djaloshi u perkul para tij dhe u largua. Atehere ai na u drejtua neve. “Çfare brahmasthram (arme hyjnore) tjeter mund te kete kur te pyesin? Sikur vetem kjo arme te perdoret pyetsi do te heshte menjehere?
Ti mund te thuash se “Kush e vuri kete emer ‘brahmasthram’ pergjigjeve te tilla te Ramanas si; “Zbulo me pare se kush je ti?”
Dy tre vite me perpara, kur nje kerkues po mburrej se kish lexuar te gjithe librat fetare, i bente pyetje te ndryshme Ramanas, por ai gjithnje i pergjigjej, “Zbulo, kush je ti?”
Kur kerkuesi insistonte ne pyetje dhe debate pa kuptim Ramana i vendosur e pyeste, “Ti me ke bere kaq shume pyetje dhe ke hyre ne kaq shume debate. Pergjigju me pare pyetjes time dhe pastaj flasim, me thuaj Kush je ti? dhe pastaj do te jap nje pergjigje te pershtatshme. Me thuaj me pare Kush eshte ai qe po ben pyetje? Mirpo kesaj pyetje ai nuk mund ti pergjigjej dhe keshtu u largua.
Ne e kishim kuptuar kete arme hyjnore te Ramanas dhe kur kishim ndonje pyetje, bashkonim duart dhe perkuleshim duke i thene, “Swami, Swami, nese na premton se nuk do ta perdoresh brahmasthram, a mund te bejme nje pyetje?”
Ne fakt sa here brahmasthram (Kush je ti?) shkrepet atehere nuk mbetet me hapsire per pergjigje. E kush mund ti dale balle nje arme te tille hyjnore.
Source – Letters from Sri Ramanasramam, 22nd January, 1946

Jane mendimet tuaja qe te kane bindur ty se une jam ne maje dhe ti je poshte.

ANNAMALAI SWAMI – FINAL TALKS
E pyeta njehere Ramanen: “Ti qendron ne maje te malit. Ti ke arritur majen e lartesise shpirterore, ndersa une jam akoma ne kembet e malit. Te lutem me ndihmo te ngjitem ne majen e malit.”


Ramana u pergjigj, “Do te ishte e mjaftueshme nese ti do te hiqje dore nga mendimi, “Une jam ne kembet e malit”. Nese mund ta besh kete nuk do te kete ndonje ndryshim mes meje dhe teje. Jane mendimet tuaja qe te kane bindur ty se une jam ne maje dhe ti je poshte. Nese heq dore nga ky ndryshim, ti do te jesh shume mire. Mos perdor mendime te tilla qe automatikisht pretendojne se ti je i kufizuar apo inferior ne nje menyre apo nje tjeter.”

E gjitha eshte nje ILUZION

Gjeja e pare qe duhet te kuptosh eshte se çdo gje qe ka ndodhur ne jeten tende ka qene e nevojshme. Pavarsisht se si ty te duket, pavarsisht se çfare ka ndodhur, çdo gje ka qene e nevojshme.
Gjeja e dyte qe duhet te kuptosh eshte se çdo gje eshte e paracaktuar. Me fjale te tjera, çdo gje ka ndodhur ashtu siç duhej te ndodhte. Nuk ka gabime, rastesira apo lajthitje.
Gjeja e trete qe duhet te kuptosh eshte se dy te parat jane genjeshtra pasi keto gjera nuk ekzistojne fare ne Realitet. E gjitha eshte nje ILUZION.
-Robert Adams.

P: A eshte e mjaftueshme te bej praktiken e kerkimit te vetvetes (atma-vichara) ne mengjez apo ne darke? Apo ta bej gjate gjithe dites kur shkruaj apo ec?

Sri Ramana Maharshi : Cila eshte natyra jote e vertete? A eshte te shkruash, te ecesh apo te jesh? Qenia eshte realiteti baze i pandryshueshem pavarsisht aktiviteteve qe parakalojne para qenies. Deri sa ta kuptosh ate gjendje te paster te qenies tende ti duhet te praktikosh.
Kur te stabilizohesh ne te atehere nuk do te kete me shqetesime. Askush nuk kerkon burimin e mendimeve nese ata nuk ngrihen. Per sa kohe ti mendon “Une jam duke ecur”, “Une jam duke shkruar”, heto kush po i ben ato.
P: Nese vazhdoj te refuzoj mendimet a mund ta quaj kete nje praktike?
Sri Ramana Maharshi : Mund te jete nje fillim i mbare. Por vichara e vertete fillon kur ti kapesh fort pas Vetvetes dhe je shkeputur nga levizja mendore, nga valet e mendimeve.
P: Atehere vichara nuk qenka nje perpjekje intelektuale?
Sri Ramana Maharshi : Jo, eshte udhetim i brendshem pa mendjen. Ky udhetim behet pa ty. Ti mund te ndalosh vetem mendimet, nga aty e pertej Absolutja Supreme, Vetvetja vazhdon udhetimin per ty, pa ty. Ne fund te fundit çfare eshte mendja? A nuk eshte projektim i Vetvetes. Heto kujt i shfaqet kjo mendje dhe prej nga buron. Do te zbulosh se rrenja e shkakut eshte mendimi “Une”.
Shko me thelle. Mendimi “Une” do te zhduket dhe vetedija e pamate do te zgjerohet.
~ Be as you are book

Une jam !

Kerkues eshte ai i cili eshte ne kerkim te vetes se tij.
Hiq dore nga te gjitha pyetjet perveç njeres: “Kush jam Une?”
Ne fund te fundit, i vetmi fakt qe ti mund te jesh i sigurte eshte qe ti je. “Une jam” eshte e sigurte. 
“Une jam ky, kjo, ai, ajo” nuk eshte e sigurte. Mundohu te zbulosh se çfare je ti ne realitet.
Te kuptosh se kush je, se pari, duhet te zbulosh se çfare nuk je.
Zbulo çdo gje qe nuk je- trupi, ndjenjat, mendimet, koha, hapsira, kjo gje, ajo gje...
...asgje konkrete ose abstrakte, te cilen ti mund ta perceptosh, nuk mund te jete ti. Vete fakti qe ti e percepton ate tregon se ti nuk je ajo gje qe perceptohet.
Sa me qarte ta kuptosh kete ne nivelin mendor, pra faktin qe ti mund te pershkruhesh vetem me terma negativ (neti-neti, jo kjo-jo ajo), aq me shpejt do te arrish fundin e kerkimit tend duke kuptuar se ti je qenia e perjetshme.
~Nisargadatta Maharaj

Thjesht ktheje vemendjen brenda teje.

Nuk kemi perse te vrapojme pas nje Zoti imagjinar qe supozohet se eshte prezent diku lart dhe larg ne distance. Zoti eshte me ty, ne ty, si ti!
Thjesht ktheje vemendjen brenda teje. Behu i vetdijshem per ate “Vetedije” me ane te se ciles;
(i) ti je ne gjendje te njohesh gjerat perfshire trupin dhe mendjen tende.
(ii) ti kupton, pa nevojen e ndonje prove jashte teje, qe ti ekzsiton dhe ne te njejten kohe je i vetdijshem per ekzistencen tende.
Te jesh i vetdijshem per kete “Vetedije” eshte meditim i vertete. Te qendrosh (banosh) si kjo “Vetedije” eshte meditimi me i larte. Rupert Spira e shpreh kete ne thenien e tij shume domethenese: Meditimi nuk eshte çfare ti ben, meditimi eshte çfare ti je!
~Advaita Vedanta

Sat-Chit-Ananda

Ne Sanskrishten e lashte, Sat-Chit-Ananda ose Ekzistence-Vetedije-Lumturi ose Brahman nuk eshte diçka qe vjen dhe shkon. Nuk eshte gjithashtu diçka qe eshte e pranishme ne nje vend dhe jo ne nje vend tjeter. Brahman nuk zhduket kurre, eshte prezent gjithkund dhe kurdohere. Tani surpriza qe eshte rezervuar per ty eshte se “ti” je vete dhe askush tjeter perveç ketij Brahman. Advaita (vetja e vertete, esenca, Atman ose shpirti) eshte e vetmja filozofi e cila deklaron me kaq konfidence dhe bindje te plote kete te vertete, ndryshe ka te gjitha fete e tjera te gjithe botes.
Por ka nje te papritur ketu. Sa here ne normalisht i referohemi ketij “ti” ose “une”, ne mendojme se po i referohemi trupit dhe mendjes se kufizuar duke i quajtur “vetja ime”. Advaita na meson se ky eshte nje kuptim i gabuar. “Ti” i vertete eshte ajo “ndjesi” (kapaciteti per te ndjere dhe perceptuar) ose “sensitiviteti” e cila te mundeson ty ne kete moment te lexosh keto rreshta ne ekranin e celularit ose te kompiuterit, qe je i vetdijshem per gjerat perreth teje dhe qe kupton dhe njeh gjerat. Eshte vetem per shkak te kesaj “ndjesie” qe ti je ne gjendje te shikosh dhe njohesh trupin tend. Me fjale te tjera, “ti” i vertete nuk eshte trupi ose mendja te cilat ne fakt “ndjehen” (perceptohen) nga ti, ashtu siç shikon dhe njeh gjerat e tjera si celulari, kompiuteri, karrigen ne te cilen trupi yt eshte ulur tani, muri ne dhomen tende, pemet perjashta apo zogu duke ciceruar. Pra, ti i “vertete” (real) nuk eshte nje objekt qe perceptohet nga ti, por vete subjekti, perceptuesi ose “cilesia” e perceptimit.
-Advaita Vedanta

Tuesday, February 19, 2019

Çfare vlere ka te njohesh çdo gje ne kete bote por te mos dish se kush je?

1. Ramana Maharshi: Ka njerez gjigande, nga ana intelektuale, te cilet shpenzojne gjithe jeten e tyre duke akumuluar njohuri rreth shume gjerave. Pyeti keta njerez nese kane arritur te zgjidhin misterin e njeriut, te njohin veten, nese e kane pushtuar veten e tyre dhe do te shikosh se si do te ulin koken te turperuar. Çfare vlere ka te njohesh çdo gje ne kete bote por te mos dish se kush je? Njerezit e shmangin kete hetim mbi Vetveten e vertete, por çfare tjeter ka me shume vlere per te investuar dijen tone?



2. Mendja eshte ne lufte me veten e vet. Vetedija eshte helmuar nga ideja “Une jam trupi”. Ne kete gjendje, pretendojme se gjerat jane tonat perveç Vetvetes.


3. Ne nuk duhet te luftojme per te arritur lumturine (Bliss). Lumturia eshte nje tjeter emer per ne. Eshte natyra jone e vertete. E gjitha çfare duhet bere eshte te terheqesh mendjen mbrapsht sa here drejtohet drejt objekteve shqisore dhe ta fiksosh ate ne Vetvete.
- Ramana Maharshi 

Eshte pikerisht imagjinata jote ajo qe te mashtron

1. Nuk ka asgje gabim me kete bote. Ajo çfare eshte gabim eshte menyra se si ti e shikon ate. Eshte pikerisht imagjinata jote ajo qe te mashtron. Pa imagjinate, nuk ka bote. Bindja jote se kjo bote ekziston e ben ate te ekzistoje. Bota qe ti percepton eshte e projektuar nga mendja jote. Ne fakt, ti je hapsira (akash) ne te cilen ajo leviz, hapsira ne te cilen ajo ekziston, koha ne te cilen ajo zgjat, dashuria qe i jep jete. Nderprit imagjinaten dhe ngjitjen pas saj, dhe çfare mbetet?

2. Ne rast se ky trup dhe ndjesia “Une jam” do te shuhen, perse te mos i perdoresh sa kohe i ke. Kane per tu shuar. Zgjimi, gjumi, endrrat, dija kane per tu shuar te gjitha. Ti e di kete! Perse nuk zbulon se kush je nderkohe qe i ke ato?



3. Vetedija ose Atma, ne aparence, duket sikur eshte e roberuar (kufizuar) ne trup; ne fakt nuk eshte kurre keshtu. Vetedija eshte e kudogjendeshme, infinit dhe e pakufizuar. Ti (Absolute Supreme) di se ekziston fal trupit. Por ti nuk je trupi.

4. Bota vjen dhe shkon. Une jam Qenia origjinale.
 Trup-Mendja eshte si nje dhome. Eshte aty, por nuk eshte e nevojshme te jetosh aty gjate gjithe kohes.
Une jam i Pamanifestuari. Duke u manifestuar ne nje emer dhe nje forme, une arrij te njoh vetveten.

5. "Po nuk bere nje perjekje te fuqishme per te gjetur vetveten, ti nuk do te bindesh kurre se perpjekja nuk ka vlere fare dhe nuk do te çoje gjekundi.
Ego-mendja-vetja eshte kaq e bindur se eshte e afte te gjej vetveten sa vetem nje shkurajim spektakolar do te mund ta bind ate te heq dore. Thjesht bindje me fjale ajo nuk merr vesh. Vetem zhgenjimi mund ti zbuloje hilet e saj, te vet-imazhit fals si nje hajdut i veshur si polic qe po perpiqet te gjej hajdutin.”


Nisargadatta Maharaj

..perjetimi yne eshte teresisht i çastit dhe kalimtar

“…perjetimi yne eshte teresisht i çastit dhe kalimtar. Nga nje kendveshtrim, çdo moment eshte i pakapshem dhe kaq i shkurter sa nuk arrijme ta mendojme para se te kete ikur. Nga nje kendveshtrim tjeter, ky moment eshte gjithmone ketu sepse ne nuk njohim ndonje moment tjeter i cili nuk eshte prezent. Eshte gjithmone duke vdekur, gjithnje duke u bere e kaluar dhe aq shpejt sa as imagjinata nuk e kap dot. E megjithate, ne te njejten kohe, ky moment gjithnje shfaqet i fresket, i ri duke lindur me shpejtesi te pakapshme nga e panjohura te cilen ne e quajme e ardhme. Vetem ta mendosh kete sikur te le pa fryme.”
~Alan Watts

Thjesht i shikon (vezhgon) ato dhe fakti qe ti i vezhgon i ben ato te largohen menjehere vetvetiu.


Kur qendrojme ne zbrazetine e mendimeve, ne qender, e bejme me qellim qe te boshatisim mendjen. Mendja eshte si nje kazan plehrash. Eshte e mbushur me ide te formuara qe me pare, mendime, concepte, jo vetem nga kjo jete por edhe nga jetet e meparshme. Shume gjera ka ne mendje. Por, ne te vertete nuk ka mendje, por per sa kohe shpreh koncepte, ide, opinione atehere ne flasim per nje mendje. Kur qendron ne zbrazetine e mendimeve, ne pritje per te pare se kur po shfaqet nje prej tyre, dhe me tu shfaqur ti vezhgon si nje deshmitar i paperfshire, tek vijne dhe shkojne, atehere je shkeputur prej tyre. Ti kupton se jane mendimet qe vijne tek ti dhe jo ti tek ata. Ne kete gjendje ne nuk po mundohemi ti ndryshojme. Nuk perserisim afirmime. Thjesht i shikon (vezhgon) ato dhe fakti qe ti i vezhgon i ben ato te largohen menjehere vetvetiu. Kjo eshte menyra me e mire per ti trajtuar ato.
~Robert Adams, T2

Q: E verteta eshte se une jam nje mendje e burgosur ne nje trup dhe kjo eshte nje e vertete e hidhur.

M: Ti nuk je trupi as ne trup sepse nuk ekziston nje gje e tille si trupi. Ti, trishtueshem ke keqkuptuar veten tende, prandaj heto me vendosmeri.
Q: Po une kam lindur si trup, jam ky trup dhe do te vdes se bashku me trupin, si nje trup.
M: Kjo eshte nje ide e gabuar. Heto, investigo, dysho mbi veten dhe te tjeret. Per te gjetur Vetveten nuk duhet te mbahesh ne bindjet tuaja; nese je i sigurte per te perkohshmen si mund te arrish te perjetshmen. Ideja jote qe ke lindur dhe do te vdesesh eshte nje absurditet e cila eshte ne kontradikte te plote me logjiken dhe eksperiencen tende. A e mban mend kur ke lindur? Çfare ke per te thene per ndjesine e vdekjes? Heto dhe dysho çdo gje.
- Nisargadatta Maharaj, I AM THAT

"Çfare po kerkon?

Nje dite dikush me pyeti "Çfare po kerkon?" Dhe une u pergjigja "Ndriçimin e mendjes". Per çudine time me pyeti; a e keni gjetur "ate" qe po kerkon ndriçimin e mendjes? E befasuar une u pergjigja, Jo. Kaq ishte e mjaftueshme per te ndaluar se kerkuari perjashta. Por diçka e çuditshme ndodhi sepse sapo fillova te kerkoj brenda, te "kerkuarit" ndaloi dhe paqja e qetesia ia zuri vendin. Padurimi dhe ngacmimi i vazhdueshem se "nuk ke bere mjaftueshem" dhe se "akoma nuk ke arritur ate qe kerkon" u zhduken. Mrekullisht çdo gje u be mire. Paragjykimi dhe opinionet per jeten dhe njerezit, lufta e se mires me te keqen, pushuan menjehere. Nje mendje e qete, e cila nuk po luftonte me ate cfare "eshte", u shfaq. Diçka e bukur kishte ndodhur por nuk ishte "asnje" aty per ta shpjeguar. Identiteti fals "shpjeguesi" ishte zhdukur, nderkohe Vetvetja nuk flet per Vetveten, ajo vetem ESHTE. Ajo shtytje e vazhdueshme, qe ishte me perpara, per te kapur, arritur, permiresuar, fajesuar diçka, tani mungonte. Gjendja u permbys nga "kerkues" ne "vezhgues". Kerkimi mbaroi por te zbuluarit vazhdon. Ajo ka tani nje ndjesi te mrekullueshme, nje fare kurioziteti, nje pafajsi femijerie. Nuk ka me perpjekje per te dale nga nje situate e padeshiruar, por te pushuarit ne situata te cilat as nuk deshirohen e as nuk jane te padeshiruara, ato thjesht Jane, sepse ashtu Jane.
-Ilona Ciunaite.

Çfardo qe do te ndodhe do te ndodhe.

Çfardo qe do te ndodhe do te ndodhe. Detyra jote nuk eshte te reagosh. Detyra jote eshte te kuptosh se çdo gje eshte e paracaktuar. Ti je ne vendin e duhur, aty ku duhet te jesh. Nese ka diçka qe nuk shkon ne jeten tende eshte gabim te mundohesh ta ndryshosh. Eshte me e drejte te hysh brenda vetes dhe te kerkosh te verteten aty. Pastaj do te shikosh se ndryshimi i duhur do te vije vetvetiu. Mos ndrysho asnje. Mos ndrysho asgje. Mos reago ndaj askujt, mos reago ndaj asgjeje. Mos jeto ne te kaluaren dhe mos u shqeteso per te ardhmen. Qendro ne te tashmen e perjetshme dhe çdo gje do te shkoje mire. Mos reago ndaj kesaj bote, madje mos reago as ndaj trupit tend. Mos reago as ndaj mendimeve tuaja. Meso te behesh deshmitar. Meso te qendrosh ne heshtje te mendimeve.
~Robert Adams

P: A eshte e vertete se e gjithe ekzistenca eshte vuajtje?

M: Çfare tjeter mund te jete shkaku i ketij kerkimi universal per lumturi? A kerkon lumturi nje njeri i lumtur? Shiko sa te palumtur dhe vazhdimisht ne levizje jane njerezit! Kjo tregon se jane ne vuajtje dhe kerkojne lehtesim ne kenaqesi. E gjithe lumturia qe ata imagjinojne eshte perseritje e vazhdueshme e kenaqesive.
P: Po nese une jam, ashtu siç jam, personi qe besoj se jam, nuk jam i lumtur atehere çfare duhet te bej?
M: Ti vetem mund te pushosh se qeni ai qe ti mendon se je tani. Nuk ka asgje te pashpirt ne kete qe une them. Te zgjosh nje njeri nga nje enderr e keqe eshte dhembshuri. Ti ke ardhur ketu sepse ti po vuan dhe ajo qe une te them eshte zgjohu, njih vetveten, ji vetvetja. Fundi i vuajtjeve nuk gjendet ne kenaqesi. Kur te kuptosh se ti je pertej vuajtjeve dhe kenaqesive, shume lart dhe i paarritshem, atehere rendja pas lumturise ndalon dhe si pasoje edhe vuajtja qe e shoqeron ate. Kjo sepse vuajtja synon kenaqesine dhe kenaqesia perfundon ne vuajtje dhe keshtu papushim ne nje rreth vicioz.
P: Pra ju thoni se ne gjendjen e ndriçimit nuk ka lumturi?
M: As vuajtje. Vetem liri. Lumturia gjithmone varet ne diçka ose ne nje tjeter dhe mund te humbase. Liria nga çdo gje nuk varet ne asgje dhe nuk mund te humbase. Liria nga vujatjet nuk kerkon ndonje shkak, prandaj, nuk mund te shkaterrohet, zbuloje kete liri.
~ Guru Nisargadatta Maharaj

Pyetje: Çfare eshte Iluzioni?

Sri Ramana Maharshi: Per ke (i kujt) eshte iluzionit? Zbuloje. Atehere iluzioni do te zhduket. Ne pergjithesi njerezit duan te dine per iluzionin por nuk duan te ekzaminojne se per ke eshte iluzioni. Eshte budallallek. Iluzioni eshte perjashta dhe i panjohur. Ndersa kerkuesi konsiderohet te njihet dhe eshte brenda. Perse nuk merresh me ate qe njeh dhe eshte afer, por merresh me diçka qe eshte perjashta, ne disatance dhe e panjohur.
~ from 'Talks with Sri Ramana Maharshi', Talk 17

“Bota sherohet vetem kur mendja jote te sherohet.”

“E vetmja bote qe mund te gjesh paqe eshte bota ne te cilen jeton dhe bota ne te cilen jeton eshte ne mendjen tende, eshte ne mendimet tuaja. Per sa kohe ti i beson mendimeve tuaja do ta shikosh boten vetem si nje vend i rrezikshem. Kjo bote e “keqe” eshte pasqyrim dhe imazh qe reflekton nje mendje te pasheruar.
Kur duam boten ashtu siç eshte ne e duam veten ashtu siç eshte. Nese ka disa gjera nuk na pelqejne ne boten perjashta, tregon se ka gjera qe nuk na pelqejne nga vetja jone.
~ Byron Katie

Por per sa kohe e shikon kete bote si reale, po aq kohe do te shtyhet edhe liria nga ky iluzion

“E po mire atehere, kjo bote, qe ti thua dhe e beson si te vertete, eshte duke u tallur me ty dhe me perpjekjen tende per te provuar vertetesine e saj, nderkohe qe per Realitetin tend ti je ne padije te plote."
Vetem kur ngashnjimi i kesaj bote (embelsim nga perkedhelite, lajkat, premtimet ose joshjet) do te humbasin efektin tyre, behet i mundur çlirimi. Por per sa kohe e shikon kete bote si reale, po aq kohe do te shtyhet edhe liria nga ky iluzion. Shume besojne ne idene se kjo bote eshte e vertete dhe madje insistojne ne realitetin e saj vetem sepse kane nje deshire te pafund dhe shprese per ta shijuar ate. Por Çlirimi, qe eshte nje frut i padeshires, eshte absolutisht i pamundur per ta. Nderkohe realiteti-bote vazhdon te "qeshe" dhe te "tallet". Gjej Vetveten, ke gjetur boten.
~Ramana Maharshi.

Une jam

"Une jam" eshte emri dhe forma e vertete e Perendise. Emri me i sakte i Perendise eshte "Une jam". Ndjeshmeria e Vetedijes "Une Jam" eshte mantra e gjenezes njerezore, me e lashte se vete lashtesia. Mantra "Une jam" eshte edhe me e hershme se tingulli i shenjte OM.
Shko thelle brenda teje ne kete ndjesi "Une jam". Mbaje vemendjen aty me perkushtim dhe vendosmeri aq fort sa asnje mendim tjeter te mos kete energjine te dale per te hutuar dhe shkeputur nga mendimi "Une jam".
Nese i mbahesh vetem mendimit "Une jam", per nje kohe relativisht te gjate atehere "uni" (egoja) false do te zhduket duke ja lene vendin nje vetedije te panderprere dhe te vazhdueshme te "Uni-it" te brendshem, vete koshiences, VETVETES.
- Living by the Words of Bhagavan, p 298 , 299

Asgjeja nuk mund te pershkruhet

Asgjeja nuk mund te pershkruhet, me ta pershkruar ate, ajo behet diçka. Sapo t'i vesh nje emer asgjese, ajo behet tashme diçka. Per kete arsye, kur çdo gje vjen nga asgjeja dhe çdo gje shperbehet ne asgje, perse, ne padijen tone, mendojme se kemi krijuar diçka? Si mundet mendja te krijoje diçka nga asgjeja? Po endrra a nuk eshte "diçka" e krijuar nga asgjeja? A nuk e kuptojme si te tille vetem pasi zgjohemi. Po sikur....ky realitet, qe jetojme, te jete nje "diçka" e krijuar nga asgjeja dhe kur te zgjohemi do ta kuptojme si te tille! Si te zgjohemi? Duke mos menduar, duke mos emertuar por thjesht duke qendruar ne Qenie, duke mos u identifikuar me asnje gje. Nese une vendos te behem diçka, do me duhet ta krijoj ate "diçka" nga asgjeja, te jetoj me nje diçka qe nuk ekziston ne realitet dhe si e tille do te behet helm dhe nektar ne te njejten kohe.
~John Richards

Friday, February 15, 2019





Vetem ai qe eshte zgjuar mund te dije kush eshte ne gjume.

Vetem ai qe eshte zgjuar mund te dije kush eshte ne gjume. Ai qe eshte ne gjume nuk mund te dije se kush eshte ne gjume dhe kush eshte zgjuar. Une jam zgjuar, prandaj e di se kush eshte ne gjume. Ti nuk e di nese une po te flas ne gjume apo je duke enderruar. Ti nuk mund te jesh i sigurt per mua, por une jam shume i sigurte per ju. Syte tuaj jane hapur por ti je ne gjume. Po perpiqesh shume te zgjohesh sadopak per te pare se kush eshte ne gjume dhe kush eshte zgjuar dhe kjo eshte nje shenje e mire. Kjo eshte arsyeja perse ti je ketu.
Ne momentin qe zgjohesh, nje tronditje te pershkon duke pare se e gjithe bota eshte ne gjume. Dhe ne kete gjume njerezit ecin, flasin shkojne ne kisha dhe xhamia; ne gjume shkruajne libra, bejne filma dhe te gjitha llojet e puneve, por gjumi i tyre shpirteror vazhdon.
Me gjume shpirteror dua te them, ti nuk e di se kush je. Ti mund te dish gjerat rreth teje, por per nje gje ti nuk je i vetdijshem - per qendren tende, per qenien tende. Ne momentin qe ti njeh veten, ti je zgjuar. Po perdor zgjim dhe gjume thjesht si metafor.
~Osho

ÇELESI

Meqenese jane mendimet ata qe devijojne vemendjen tone nga “Une”, Sri Ramana na dha kete çeles: Kujt? Mua. Kush jam Une? si e vetmja menyre efektive me te cilen vazhdimisht kthejme vemendjen tone drejt “Une” larg nga mendimi, i cili qofte edhe sadopak, na shperqendron. Çfardo mendimi qe shfaqet per te na shkeputur, ne duhet te kujtohemi menjehere te perdorim çelesin qe te kthejme vemendjen larg nga ky mendim mbrapsht ne “Une” i cili perjeton kete mendim, pikerisht ketij “Une” te cilit ky mendim i eshte shfaqur.
~David Goodman

EGO TE IZOLUARA NE NJE THES LEKURE.

Ne vuajme nga haluçinacionet dhe ndjesite e shtremberuara te ekzistences tone. Shume prej nesh kane ndjesine se “Une, vetja ime” eshte nje qender e ndare e ndjesive dhe veprimeve, e cila jeton brenda nje trupi fizik si nje vete e ndare, “perballe” nje bote te “jashtme” e perbere nga gjera dhe njerez ne nje univers te huaj dhe te çuditshem. Kjo reflektohet çdo dite ne bisedat tona si, “Une erdha ne kete bote”, “Ti duhet te perballesh me realitetin”, “Duhet te jesh me i suksesshem se te tjeret.”
Kjo bindje, i te qenit i vetem dhe nje vizitor i perkohshem ne kete univers, eshte ne kontradikte te plote me çdo gje qe njohim rreth njeriut (dhe te gjitha organizmave te tjera jetesore) ne shkence. Ne nuk “vijme ne” kete bote; ne “vijme nga” kjo bote, ashtu si “gjethet” vijne nga pema, “valet” nga oqeani, “njerezit” nga universi. Çdo individ eshte nje manifestim i se teres, nje veprim unik i totalitetit te universit. Ky fakt, shume rralle ose asnjehere, perjetohet nga individet. Edhe ata qe e dine kete te jete e vertete ne teori nuk e ndjejne kete por vazhdojne ta mendojne veten e tyre si “ego” te izoluara brenda nje thesi lekure.
~Alan Watts

Robert Adams ne Dialog me Ramana Maharshin.



"Si ka mundesi qe kaq shume njerez kane ardhur tek ti dhe vetem disa prej tyre e kapin te verteten. Disa njerez nuk ndjejne asgje. Disa te tjere kthehen te pakenaqur. Ndersa disa te tjere realizojne endrren e tyre?”
Ai heshti per pak minuta dhe tha, “Kjo varet nga pjekuria e kerkuesit. Varet nga sinqeriteti i kerkuesit. Siç e shikon shume njerez vijne te me vizitojne, krijojne nje pershtypje dhe pastaj shkojne te kerkojne nje tjeter mesues. Shkojne diku tjeter. Keshtu udhetojne ne te gjithe Indine dhe pastaj kthehen ne Angli, Hollande apo Amerike dhe u tregojne miqeve te tyre se kane takuar dhjete Guru. E megjithate asnje transformim nuk ka ndodhur me ta.
Por kur dikush eshte i sinqerte dhe i dorezohet plotesisht Mjeshtrit, atehere ai e ndjen menjehere paqen e hirit te tij automatikisht dhe ky individ ben nje perparim te jashtezakonshem. Por personi me te vertete duhet te jete i sinqerte.”
“Me sinqeriet”, tha ai, “Une nenkuptoj se ai duhet te jete nje kerkues i se vertetes. Te harroje plotesisht veten e tij dhe te shkrihet nje me Mjeshtrin brenda tij.”
Pastaj i bera nje tjeter pyetje, “Cila eshte rruga me e lehte dhe me efektive per te bere vet-kerkim (atma-vichara, self-inquiry?)"
Perseri ai buzeqeshi, priti disa sekonda dhe tha;
"Te jesh gjithnje koshient i vetdijshem ne te gjitha rrethanat dhe situatat per Une-jam. Nuk ka rendesi se çfare po ben, ji i vetdijshem per Une-jam ne zemer. Kjo eshte praktika me efektive.”
~Robert Adams - Complete Works: Transcript 175 Steps In Spiritual Life 2nd August, 1992

GJITHÇKA ESHTE MENDJE

P: Nese dikush eshte i vendosur te arrije ndriçimin, cila eshte metoda me e mire qe ata duhet te praktikojne?
B: Metoda me e mire eshte metoda qe perfshin te gjitha metodat, ate te mbajtjes se mendjes se palevizshme me mendime.
P: Po si mundet qe nje metode e vetme te perfshije te gjitha metodat e tjera?
B: Mendja eshte rrenja nga e cila te gjitha gjerat (mendimet) rriten. Nese arrin te kuptosh mendjen do kuptosh se ajo perfshin gjithçka. Eshte si rrenja e nje peme. Te gjitha lulet, frutat, deget dhe gjethetjane te varura nga rrenja. Nese e ushqen rrenjen, pema shumfishohet. Nese pret rrenjet, ajo vdes. Ata qe arrijne ta njohin kete mendje arrijne ndriçimin me nje perpjekje minimale. Ata qe nuk e kuptojne mendjen praktikojne pa asnje perfitim. Kupto se çdo gje e mire ose e keqe vjen (projektohet) nga mendja jote. Te zbulosh me shume duhet te shkosh pertej mendjes.
~ The Zen Teaching of Bodhidharma.

"Ç'meso, hiq dore nga çfare ke mesuar.”

Shume studiues te shkolluar shkuan tek Buda; te gjithe dinin me shume se Buda. Mahakashiap erdhi tek ai; ai ishte nje shkrimtar i madh. Sariputra erdhi gjithashtu; ai ishte nje filozof i shquar. Kur Sariputra erdhi tek Buda ai erdhi per te fituar diçka me shume se sa dija, pasi nga dija ai ishte velur. E çuditshme pasi ai dinte shume me teper se Buda, ishte nje studies i jashtezakonshem. Ai i dinte permendesh te gjitha shkrimet e shenjta dhe mund ti recitonte ato ne maje te gjuhes. Erdhi tek Buda duke iu lutur "Me jep diçka me teper se dija se nga dija jam ngopur". Bida i tha "Ç'meso, hiq dore nga çfare ke mesuar.” Nje mesues i mire te meson ty si te zhvishesh nga ajo çfare ke mesuar dhe jo si te mesosh. Ti ke ardhur tek une per te hequr dore nga ajo çfare ke mesuar, jo per te mesuar diçka te re. Behu i paditur si nje femije i vogel. Vetem zemra e nje femije mund te trokase ne dyert e hyjnores. Lutjet tuaja nuk i degjon askush pasi ato jane dinake dhe dhelperake. Vetem nje femije, nje zemer qe nuk di, mund te jete Vetvetja.
~Osho

Kush jam une?

Çdo moment qe ti i thua vetes “Kush jam une?” ti po leviz nje hap perpara ne rrugetimin tend shpirteror. Kjo eshte e gjitha qe duhet te besh. “Kush jam Une?” dhe shume shpejt do te zbulosh se ky “Une” nuk je ti. Ky “Une” qe ti i referohesh nuk eshte ti. Eshte thjesht nje mendim. Nuk ka te beje absolutisht fare me ty. Kur ti mendon “Kush jam Une?” mendja do vazhdoje, per inertesi, te mendoje “Une”, “Une” dhe si pasoje ky “Une” do filloje te ndahet nga trupi yt. Ky “Une” do filloje te shndrrohet ne nje tip entiteti ndryshe nderkohe qe “Une” i meparshem do filloje te zbehet deri ne zhdukje. Dhe ti vazhdon pandalur te mendosh “Une” duke e gjurmuar kete “Une” ne zemer. Sapo ky “Une” shuhet aty ne zemer ti behesh totalisht i lire. Pra gjithçka fillon tek ti. Ti je ai. Ti ose mund ta çlirosh veten ose vazhdon ta mbash ne skllaveri, kjo varet se çfare do te besh ti me jeten tende.
~Robert Adams

Perqafo asgje, Refuzo asgje.

Mendja deshiron kete,
Dhe trishtohet per ate.
Perqafon nje gje,
Dhe refuzon nje gje tjeter.
Tani ndjen zemerim,
Tani eshte e lumtur.
Kjo eshte rruga e skllaverise.
Por kur mendja nuk deshiron asgje,
Nuk trishtohet per asgje,
Kur eshte pa gezim dhe pa trishtim,
Kur nuk kapet pas asgjeje,
Dhe nuk refuzon asgje...
Atehere ti je i lire.
Aty ku nuk ka “Une”,
Ti je i lire.
Aty ku ka “Une”,
Ti je i skllaveruar.
Mendoje kete.
Eshte e lehte.
Perqafo asgje,
Refuzo asgje.
—Ashtavakra Gita

Nese e gjen, nuk eshte.

Ne momentin qe ti e objektivizon Vetveten duke thene, “Po, kjo gje eshte👉”, tregon se ne po perpiqemi ta sjellim ate ne vemendjen e vetedijes tone si nje objekt. Por Vetvetja nuk mund te jete kurre nje objekt i tille sepse eshte vete burimi i vetedijes, eshte vete drita qe ndriçon objektet.
Megjithate per ta kuptuar, pra te kuptojme se Vetvetja nuk eshte trupi dhe mendja, ne duhet te eliminojme çdo gje qe mund te konsiderohet si “kjo gje”. Me fjale te tjera, te eliminojme çdo objekt te perjetimit tone (Une shoh diçka). Nese e shikoj atehere ai objekt nuk eshte vetedije sepse syte e mi e shikojne ate, megjithate une jam i vetdijshem qe syte e shikojne ate objekt. Pra vetedija nuk jane syte. Une perjetoj me mendje faktin qe syte shikojne. Gjithashtu jam i vetdijshem per mendimet ne mendjen time per pasoje mendimet jane objekt i vetedijes time (mendimet e kujt? Mendimet e mia). Keshtu nese vazhdojme procesin e eliminimit ne fund vetem Vetedija mbetet.
Sarvapriyananda e thote shume bukur: kujdes se ka nje kurth ketu: pasi eliminojme çdo gje na duket sikur ne gjejme “diçka”, nje moment ah-ha, “me ne fund e gjeta” (Eureka).
Nese mendojme se e kemi gjetur, perseri nuk jemi tek Vetedija pasi e kemi kthyer ate ne nje objekt te perjetimit tone duke menduar “Po, kjo gje eshte👉
Ndoshta per kete arsye te urtet e kane percaktuar kete si “Anidam Chaitanyam" [nese e gjen, nuk eshte] (Vetedija).
~Robert Adams

Tuesday, February 12, 2019

Shume njerez me thone, “A eshte praktike kjo rruge?

Shume njerez me thone, “A eshte praktike kjo rruge?” Dhe une gjithmone i pergjigjem, “çfare kupton ti me praktike?” A eshte jeta jote ne kete moment praktike? Ti nuk ja ke idene fare, i them une, per çfare po jetojme. Ti nuk e ke idene nese po jeton apo ke vdekur, ti thjesht ekziston. Zbulo kush ekziston? Zbulo kush je ti? Kur kupton se Absolutja Supreme nuk ka emer dhe forme por ne menyre qe te perjetonte veten mori emrin dhe formen tende, pra eshte ai jo ti, atehere kupton se çdo gje vjen ne kohen e duhur, te jepet ne kohen e duhur, takon njerezit e duhur ne kohen e duhur. Temperamenti, egoja jote, emocionet, frikerat dhe çdo gje tjeter shuhen. Nuk zhytesh me ne deshperim pse gjerat nuk shkojne sipas deshirave tuaja. Me ne fund kupton se gjerat behen nepermjet teje dhe jo prej teje.
- Robert Adams, Ts 8

Thjesht ulu ndonjehere, gjej kohe te ulesh, mos bej asgje.

Murgjet Zen kane nje teknike meditimi qe quhet Zazen. Zazen do te thote thjesht qendro ulur, te mos besh asgje. Eshte nje metode e thelle meditimi. Ta quash metode nuk eshte e drejte sepse nuk eshte metode, thjesht te ulesh dhe te mos besh asgje, çfare metode eshte kjo?
Ne fakt Zen po thote te njejten gje si Ashtavakra : “Ulu! Qendro per pak kohe dhe qetesohu. Leri problemet e jetes per pak kohe. Leri ambiciet. Ndaloje mendjen ne kete gare minjsh qe sillen verdalle pa asnje kuptim.”
Thjesht ulu per pak kohe dhe zhytu ne vetvete.
Duke u ulur, une nuk them te ulesh, ti mund te qendrosh ne kembe, apo shtrire. Te ulesh do te thote, mos bej asgje. Çdo njezet e kater ore shpenzo pak kohe ne mosberje. Çlirohu nga nevoja per te bere.
Qendro i zbrazur. Ler te ndodhe çfardo qe do te ndodhe. Bota parakalon para teje, lere te parakaloje. Ajo do qe te levize, lere te levize. Zera dhe tinguj vijne, leri te vijne. Makinat shkojne dhe vijne, trenat, avionet bejne zhurme...leri te jene, ti vazhdo te qendrosh ulur.
Mos u koncetro, thjesht qendro ulur. Samadhi (Nje me Absoluten) gradualisht do filloje te behet me i forte brenda teje.
~Osho

Fjala “Zot” nuk ekziston pa fenomenin Njeri.

"Sendet nuk jane çfare ne “themi” se jane, per shembull fjala “Uje” ne vetvete si fjale nuk pihet.
Fjala perfaqeson, lidhet me nje emer, cilesi, imazh, fenomen ose objekt.
Fjala Zot nga na erdhi?! Apo Fjala “Zot” lidhet me njeriun?
Fjala “Uje” nuk ekziston pa fenomenin Uje, 
Fjala “Zot” nuk ekziston pa fenomenin Njeri.
~Alan Watts

Eshte nje loje deri sa ta kuptosh se nuk eshte, por ne momentin qe e kupton se nuk eshte loje, ti nuk mund te terhiqesh me.

Kur ti zbulon (realizon) te verteten, atehere ti kupton se kjo nuk ishte thjesht nje shaka. Kjo e vertete te do ty, do jeten tende, do te gllaberoje ty, te perpije dhe pastaj te haje per darke. E verteta nuk luan lojra. Mua me kane thene shume persona, “Adyashanti, si mund ta ndaloj kete? Si mund te dal nga kjo marreveshje? Kjo nuk ishte ajo qe une kisha ne mend kur u rregjistrova.” Dhe e vetmja pergjigje eshte, “Me fal, por tani eshte shume vone, nuk mund te terhiqesh me. Ti mund te largohesh nga une dhe nga te gjithe mesuesit, ndoshta edhe nga kerkimi shpirteror, mund te shkosh ne fund te botes dhe te luash ndonje loje tjeter, por tani eshte shume vone per ty. Ti nuk mund te ç’kuptosh ate qe ke kuptuar.” Eshte nje loje deri sa ta kuptosh se nuk eshte, por ne momentin qe e kupton se nuk eshte loje, ti nuk mund te terhiqesh me.
~Adyashanti

Saturday, February 9, 2019

Pyetje: Jam me depresion?

Robert Adams: Do te ishte me mire te pyesje veten, “Kujt i ka ardhur ky depresion?” ose “Kush eshte i depresuar?” dhe prit e shiko. A e kupton se Vetvetja nuk mund te jete kurre e depresuar, eshte egoja jote qe eshte e depresuar sepse nuk merr ate qe do. Egoja po luan lojra me ty. Por lajmi i mire eshte se as vete egoja nuk ekziston, prandaj nuk ka asnje arsye per te qene i depresuar, ti je i lire.
T1: You Must Have Your Own Experience

Egoja eshte ideja “Une jam trupi”. Braktise kete ide dhe ti do te shndritesh si Vetvetja.



Kjo eshte e vetmja gje qe duhet te besh ne kete jete. Lidhur me detajet e jetes tende, te gjitha pa perjashtim do te ndodhin ty, te gjitha jane te destinuara. Nese nuk do qe ato te te ndodhin, ata do te ndodhin padyshim edhe sikur ti te mundohesh ti shmangesh ato. E nese ti do qe disa gjera, qe nuk jane pjese e fatit tend, te ndodhin ne jeten tende ata nuk do te ndodhin.
Çfare perfitimi sjell atehere te shqetesuarit per ndodhite e jetes tende te perditshme kur ti nuk ke asnjefare kontrolli mbi keto aktivitete te destinuara. Pergjegjesia e vetme ne kete jete eshte te kuptosh se kush je dhe jo te mundohesh te rishkruash fatin e jetes tende. Qe kjo nuk eshte jeta jote e egos por jeta e jote e Vetvetes kjo eshte e sigurte por kur do ta kuptosh kete varet nga etja jote per te zbuluar te verteten.
ANNAMALAI SWAMI - FINAL TALKS p. 36

Qendro pa ambicje

Qendro i qete, i pa shqetesuar, dhe urtesia e fuqia do te vjne ne kohen e duhur. Nuk ke nevoje te ngutesh. Prit ne heshtjen e zemres dhe mendjes. Eshte shume e lehte te qendrosh i qete, por vullneti eshte i rralle. Ju njerez doni te beheni superman brenda nates. Qendro pa ambicje, pa as edhe deshiren me te vogel, i pa mbrojtur, i cenueshem ne pikat e dobta, i ekspozuar, i pa vendosur dhe i vetem, komplet i hapur duke e ftuar jeten te vije ashtu siç vjen, dhe te ndodh ashtu siç ajo ndodh, pa bindjen egoiste se ajo duhet te zhvillohet sipas deshirave te mia duke me dhene dhe plotesuar te gjitha kenaqesite dhe perfitimet qofshin ato materiale ose shpirterore.
~Nisargadatta Mahraj.

Vetedija e Vetvetes eshte burimi i kesaj shfaqje, burimi i mendjes. AJO GJE eshte gjithçka.

Oqeani nuk harron se eshte edhe vale, ndersa vala harron se eshte oqean. Eshte nje shfaqje. Kjo eshte arsyeja e krijimit te ketij manifestimi. Kjo bote eshte krijuar vetem per te festuar. Eshte nje shfaqje kozmike vetem per tu shijuar. Mos e merr seriozisht se vetem nje shfaqje eshte, nuk ekziston, dhe vazhdon te jete e tille sepse ajo çfare ti mendon eshte ajo qe krijohet. Kjo shfaqje eshte krijuar nga ti dhe do te perfundohet po nga ti. Mendimi i pare eshte "Une". Pastaj vjen "imja" qe eshte egoja, dhe pas kesaj krijohet i gjithe ky manifestim, kjo shfaqje. Zhvishe veten nga te gjitha keto koncepte dhe zbulo se nga ku lind ky "une". Ku e ka burimin vala?
Vetedija e Vetvetes eshte burimi i kesaj shfaqje, burimi i mendjes. AJO GJE eshte gjithçka.
~ Papaji

MOS REZISTO ÇFARE VJEN E PAFTUAR...

Pyetje: Çfare na ben ne te bejme progres?
M: Heshtja eshte faktori kryesor. Me qetesi dhe ne heshtje rritesh.
P: Mendja eshte absolutisht e parehatshme. Cila eshte menyra per ta qetesuar?
M: Besoji mesuesit. Merr rastin tim. Mjeshtri im me urdheroi mua te mbahem vetem ne ndjesine “Une jam” dhe te mos i kushtoj vemendje asgjeje tjeter. Thjesht iu binda. Nuk ndoqa ndonje kurs te veçante per frymemarrjen, ose meditimi apo te studjoja shkrimet e shenjta. Çfardo qe ndodhte une e hiqja vemendjen nga ajo gje dhe e ktheja menjehere ne ndjesine “Une jam”, mund te duket shume e thjeshte dhe pa vlere ne fillim por shume shpejt e kupton fuqine qe fsheh kjo praktike. E vetmja arsye perse e bera eshte se Mjeshtri me tha ta beja ashtu. Bindja eshte nje tretes shume i fuqishem i te gjitha deshirave dhe frikerave.
Thjesht largohu nga çdo gje qe pushton mendjen ne çdo moment; bej çfardo pune qe te duhet ta besh, por mos krijo detyrime te reja; qendro i zbrazet, qendro i gatshem, mos rezisto çfare vjen e paftuar.
Ne perfundim te kerkimit tend do te arrish nje gjendje moskapjeje, nje gezim mosngjitjeje, nje lehtesim te brendshem dhe nje liri te papershkrueshme, e megjithate mrekullisht krejt reale.
~Nisargadatta Maharaj, I AM THAT, 278.

Per te pare boten brenda intelekti duhet shuar,



Shkrirja e intelektit ne burim shkakton lindjen e intuites. Intelekti eshte i dobishem vetem per te pare gjerat perjashta, boten perjashta. Zhvillimi i intelektit vetem ndihmon te shikosh me mire boten perjashta. Por intelekti nuk ka asnje vlere per te pare boten e brendeshme, kthimin brenda Vetvetes. Per te pare boten brenda intelekti duhet shuar, me fjale te tjera, duhet shkrire ne burim nga i cili edhe ka dale.
~Ramana Maharshi (Day by Day with Bhagavan- 10/5/46)

Thursday, February 7, 2019

Krijimi nuk as i mire as i keq; eshte ashtu si eshte.

“Krijimi nuk as i mire as i keq; eshte ashtu si eshte. Eshte mendja njerezore qe i jep forma dhe epitete sipas kendveshtrimit te saj duke i pershtatur sipas interesit personal.
Nje grua thjesht quhet grua, por nje mendje e quan “nene”, nje tjeter “moter” dhe nje tjeter e quan “teze” e keshtu me rradhe. Burri e do gruan, urren gjarprin, dhe eshte indiferen ndaj barit dhe gureve ne rruge. Keto gjykime-vleresime jane shkaku i te gjithe mjerimit ne bote.
Krijimi eshte si pema e fikut: zogjte vine per te ngrene frutet e saj ose per tu strehuar tek deget e saj, njeriu freskohet nen hijen e saj, por disa te tjere varin veten aty. Gjithsesi, pema vazhdon jeten e saj te qete, e pashqetesuar dhe e pavetedijshme per menyrat qe e perdorin. Eshte mendja njerezore qe i krijon te gjitha problemet dhe pastaj kerkon ndihme. A eshte Zoti kaq i njeanshem sa t’i jap paqe dikuj dhe nje tjetri veshtiresi? Ne krijim ka vend per çdo gje, por njeriu refuzon ta shohe te miren, te shendetshmen dhe te bukuren. Ne vend te kesaj, ai vazhdon me ankime, si nje i uritur qe ulet para nje pjate te shijshme dhe ne vend qe te zgjasi doren dhe te shuaj urine vazhdon me ankesat e tij.
Kush e ka fajin, Zoti apo njeriu qe nuk e di se eshte Zoti?
~ Robert Adams

Pyetje: Ndonjehere me vjen te le çdo gje, familjen, punen dhe te futem ne vetmi. Dua te kerkoj per vetveten. Por jam shume konfuz

Avadhootanand Maharaj: Çfare do te kerkosh dhe çfare do te gjesh? Njerezit kerkojne per diçka qe nuk eshte me ta qe eshte diku tjeter larg tyre. Por, ti je tashme vetvetja; i kudogjendshem qe perfshin çdo gje ne ekzistence.
Te shkosh ne vende te tjera per ta kerkuar eshte injorance. Te gjitha keto mendime jane hile te mendjes. Mendja jote kerkon te ndryshoje gjendjen e tanishme sepse eshte e etur per nje gjendje (perjetim) te ri. Mos u mundo te ndryshosh gjendjen tende. Mos reago ndaj kesaj gjendje ne te cilen ndodhesh, qofte ajo gezim apo vuajtje. Qendro ne heshtje dhe ne zbrazeti te plote.
Çdo gje eshte mire dhe po shpaloset sipas planit hyjnor. Nese ti (trupi) je i destinuar te lesh shtepine, askush nuk do te jete ne gjendje ta ndaloje. Nese je destinuar te jesh familjar askush nuk do te beje ty sanyasi (kerkues). Çdo gje ndodh spontanisht; thjesht mos planifiko rezultatet e veprimeve tuaja. Nuk mund te besh asgje perveç te mos reagosh ndaj kushteve prezente.
A e di çfare i ka thene Siddharameshwar Maharaj, nxenesit te tij Nisargadatta Maharaj? "Vuajtja jote eshte po aq hyjnore sa edhe gezimi yt!”
Heqja dore e vertete eshte ajo qe behet brenda teje. Fizikisht ti mund te jetosh ne nje gjendje dhe ambient te perfshire te nje kaos total, por brenda teje ti mund te qendrosh i shkeputur dhe ne heshtje te mendimeve. Mos u identifiko dhe mos i prek mendimet tuaja. Kryej deryrat tuaja familjare ose detyrimet e punes qe ben me aftesine tende me te madhe pa u identifikuar me rezultatet e tyre.
~ Avadhootanand Maharaj

Ky dorezim pa kushte sjell nje paqe te befasishme per ty.

Kur te behesh nje me Vetveten, nje fuqi e madhe vepron duke te zevendesuar ty dhe shpalosur jeten tende per ty. Kujdeset per trupin tend; te vendos ne vendin e duhur, ne kohen e duhur; te ben te thuash gjene e duhur njerezve qe ti takon. Kjo fuqi te zevendeson aq fuqishem dhe teresisht sa ti nuk je me ne gjendje te vendosesh apo te ndash, dallosh apo te differencosh. Ky dorezim pa kushte sjell nje paqe te befasishme per ty.
Egoja e cila mendonte “Une duhet te bej kete,” ose “Une nuk duhet ta bej kete” nuk eshte me aty. Vetvetja tani animon duke marre persiper qe te gjithe gjerat qe duhen bere behen ne kohe dhe ne menyren e duhur. Nese nuk je akoma ne kete gjendje, atehere perdor egon tende, por perdore ne menyre te zgjuar, ndersa per rezultate nuk te garantoj.
~ANNAMALAI SWAMI – FINAL TALKS

Une ekzistoj, kujtohu!

Puno me “Une ekzistoj”, ky eshte fillimi, sepse ti nuk mund te thuash qe ti nuk ekziston. Keshtu qe, ti ekziston dhe i thua vetes, “Une ekzistoj” dhe ka nje pauze ndermjet “Une” dhe “ekzistoj”, nderkohe qe ti e thua. Ti thua “Une”, “ekzistoj” pyete veten, kush eshte ky “Une” qe “ekziston”? Nga ka ardhur ky “Une”?...
Vëre, sa me shume ti konfuzohesh, aq me shume egoja shperbehet, me ose pa dijenine tende.
-Robert Adams

Lumturia e vertete nuk eshte e ekspozuar ndaj rrethanave

Ti je si nje femije me lilipop ne goje, je i kenaqur per nje moment dhe krejt egocentrik ne kenaqesine tende, por me nje vezhgim te lehte, prapa fytyres tende te kenaqur, percepton universalitetin e vuajtjes njerezore. Madje edhe lumturia jote e perkohshme eshte e ekspozuar dhe jetshkurter gjithnje e varur nga nje falimentim bankar apo ulçera e stomakut. Gezimi yt eshte thjesht nje pushim mes dy trishtimeve. Lumturia e vertete nuk eshte e ekspozuar ndaj rrethanave. Por ne ketu nuk po kerkojme lumturine si nje koncept i shperlare per te kenaqur egon dhe as po kerkojme sherim nga semundjet e aq me pak sukses dhe pasuri te garantuar. Lerja turmes qe eshte nen efektin e hipnozes se iluzionit te rend pas eres. Ketu po kerkojme te Verteten e cila te çliron nga te gjitha sa thame me siper.
~Nisargadatta Maharaj

Aty ku nje mendim sapo eshte shuar dhe tjetri akoma nuk eshte ngritur, ajo eshte Vetedija,

Aty ku nje mendim sapo eshte shuar dhe tjetri akoma nuk eshte ngritur, ajo eshte Vetedija, ajo eshte Liria, aty eshte vendbanimi yt, ajo eshte rezidenca jote. Ti gjithmone je aty.
Zhvendose vemendjen, nderro botekuptimin. Mos shiko figurat, shiko sfondin! Nese une vendos nje derras te zeze sa faqja e murit, bej nje pike te bardhe ne te dhe ju pyes “Çfare shikoni?”. Nentedhjete e nente perqind nga ju nuk do e shohin derrasen e zeze! Ju do thoni “shikoj nje pike te bardhe”. Nje derras e zeze kaq e madhe dhe nuk shikohet ndersa nje pike e bardh aq e vogel, pothuajse e padukshme, shikohet! Pse? Sepse eshte menyra shabllon e kushtezuar e mendjes. Mendja shikon figuren, jo sfondin. Mendja shikon rete, jo qiellin, shikon mendimet jo Vetedijen.
I gjithe mesimi eshte ky; Gjithmone shiko Vetedijen. Gjithmone shiko Vetedijen dhe dije se, ti je ajo gje. Ky eshte vendbanimi yt, rezidenca jote, aty qendro. Aty asnjeri nuk mund te te prek. Askush nuk mund te hyje aty ku ti je? Madje as mendja jote nuk mund te hyje aty, ne Vetedije.
~Papaji

Dhe ne kete zbrazeti zeri yt i thelle degjohet per here te pare..



Njerezit vijne tek une dhe pyesin; Une e pyes veten “Kush jam Une? Kush jam Une?” dhe pastaj pergjigja me vjen, “Une jam shpirti, une jam Brahman, une jam realiteti Absolut.”
Osho: Normalisht kur ti ben pyetjen “Kush jam Une?” pergjigja nuk duhet te vije kaq shpejt. Nese ajo vjen kaq shpejt atehere ti duhet ta kesh lexuar diku ne nje liber ose e ke mesuar diku nga dikush. Dhe me e bukura eshte se ti e dije pergjigjen shume me perpara se te beje pyetjen! Ku eshte nevoja e pyetjes atehere? Perse po e ben pyetjen? Ke po pyet? Ti e dije qe me perpara se je nje shpirt dhe nese e dije kete, perse e ben pyetjen?
Jo, pergjigja qe kujtesa jote te jep nuk ka asnje vlere. Pergjigjet qe jepen nga mendja nuk kane asnje vlere.
Pyet “Kush jam Une?” por mos jep asnje pergjigje. Perdor gjithe energjine ne berjen e pyetjes dhe mos ruaj asnje pike energjie per pergjigjen sepse pergjigja nuk ka asnje vlere. Nese pergjigjesh atehere ajo do te jete diçka qe ti e ke degjuar diku ose nga dikush. Eshte si pluhuri qe te ka mbuluar nga jashte: nuk ka asnje vlere. Pyet sikur ty nuk te ka mbetur asnje pergjigje per te dhene.
Ne fillim, pergjigjet do te shuhen, pastaj dija jote do te shuhet dhe ti do te behesh “injorant”. Dhe pikerisht ne nje gjendje te tille injorance, vetem pyetja do te mbetet; asnje pergjigje nuk do te mbijetoje. Pastaj, nje faze do te vije ku madje edhe injoranca do te shuhet sebashku me pyetjen tende. Duke pyetur ne menyre te vazhdueshme, te gjitha pergjigjet te bien, dhe nje moment vjen, kur ti papritur zbulon se edhe pyetja nuk ngrihet me. Edhe sikur te doje ta formuloje pyetjen ti nuk do te jesh ne gjendje ta besh me. Tani je bere i zbrazet. Duke pyetur vazhdimisht “Kush jam Une? Kush jam Une?” nje gjendje zbrazetie ka lindur. Dhe ne kete zbrazeti zeri yt i thelle degjohet per here te pare...dhe tani mund ta degjosh pergjigjen.
~Osho, The Voice of Silence, Ch 16 (excerpt)