Friday, January 4, 2019

ZOTI DUKE TE KERKUAR TY.

Eshte nje gjendje ku ti ndihesh si i pamend (budalla), por ky eshte fillimi i urtesise. Vetem budallenjt mendojne se jane te urte, ata qe jane te urte behen te urte kur fillojne te mendojne se jane budallenj. Ne momentin qe ti ndjen se je budalla urtesia ka lindur tek ti.
Ky eshte lajm i mire pasi tashme ti e ke kuptuar se je nje budalla. Egoja nuk mund te ekzistoje kur etiketohet budalla. Egoja gjithnje ekziston me bindjen se di diçka, pa ditur asgje.
Nje here orakulli i Delfit e shpalli Sokratin si njeriun me te mençur ne bote. Keshtu, disa nga nxenesit e tij, shkuan tek ai dhe i thane, “Sokrat, behu i lumtur, orakulli te ka shpallur si njeriu me i mençur ne bote.”
Sokrati qeshi dhe tha; “Largohuni, eshte bere ndonje gabim. Si mund te jem une njeriu me i mençur sepse une di vetem nje gje, qe nuk di asgje. Une jam nje injorant. Prandaj eshte bere ndonje gabim. Shkoni dhe i thoni orakullit.”
Ata shkuan tek orakulli dhe i thane; “Vete Sokrati e ka mohuar, prandaj mund te kete ndonje gabim ne shpalljen tende. Ai vete thote se nuk eshte i mençur, dhe se ka kuptuar vetem nje gje, qe ai eshte absolutisht nje injorant dhe nuk di asgje. Kjo eshte e gjithe dija qe ai pranon se ka, pra qe nuk di asgje”
Orakulli i tha, “Kjo eshte arsyeja perse e kam shpallur njeriun me te mençur ne bote, sepse vetem te mençurit thone se nuk dine asgje.”
Budallenjt pretendojne se dine. Vetem nepermjet ketij pretendimi munden ata te fshehin idiotesine e tyre. Prandaj, ji i lumtur nese mendon se je nje budalla dhe e shikon budallallekun tend. Ai qe e shikon budallallekun e tij e ka ndare veten nga budalleku, pra budallalleku qendron i ndare (ndryshe) nga ai. Ne kete pike mund ta vezhgosh ate. Duke e vezhguar ti nuk je me i identifikuar me te. Vigjilent dhe i vetdijshem, secili do te kuptoje se eshte nje budalla.
~OSHO, Vedanta - Seven Steps to Samadhi.

No comments:

Post a Comment