Thursday, January 3, 2019

Une e njoh ate gjendje te perjetshme.

P: Mire atehere, le te themi se Maharaj eshte ne gjendjen Absoute. Atehere ai nuk eshte i vetdijshem per veten e tij?
M: Une e njoh ate gjendje te perjetshme.
P: Por, ti the se ajo gjendje nuk e njeh veten.
M: Nese ajo gjendje mbizoteron e vetme ajo do ta njohe veten e vet. Por kur ky trup dhe vete qenia jane te pranishme atehere Absolutja njihet nepermjet tyre.
P: Po kur ky trup te zhduket?
M: Ska njohje.
P: Atehere kur Maharaj eshte i vdekur, ai nuk e njeh me gjendjen Absolute?
M: E gjithe kjo loje luhet ne fushen e pese elementeve. Çfare eshte vdekja? Ky trup do te kthehet tek pese elementet.
P: Eshte mire te jesh gjalle sepse keshtu ti je i vetdijshem per vetveten. Por kur vdes, ti nuk je me i vetdijshem, pra kur vdes ka diçka qe mungon, diçka me pak.
M: Absolutja ka ndihmen e qenies se ketyre pese elementeve per te shfaqur veten. Ne mungese te tyre nuk e njeh veten. Trupi perbehet nga keta pese elemente. Absolutja nuk ka te beje fare me to perveç mundesise per tu shfaqur me ndihmen e tyre. Kur keto pese elemente me baze ushqimore shuhen, njohja zhduket gjithashtu dhe Absolutja nuk e si me qe eshte, por eshte.

~ Jean Dunn Journals
Being With Sri Nisargadatta Maharaj
p. 72-73

No comments:

Post a Comment