Papaji: Do te thote qe ti je i shqetesuar vetem per Ate gje qe eshte reale. Per shembull, kur shkon per te fjetur, çdo gje braktiset - bota, trupi, gruaja, ndjenjat, mendimet, sendet dhe objektet. Çare bere ti per ti braktisuar gjithçka? Qe te hyje ne gjume çdo gje duhej braktisur, perndryshe ti nuk mund te hysh. Dhe ne fakt ti je i gatshem te braktisesh çdo gje, madje edhegjerat e kendshme, qe ti te mund te flesh. Pse? Perse i braktis te gjitha bukurite e kesaj jete?
Pyetje: Per shkak te nevojes.
Papaji: Po, sepse eshte e nevojshme. Kur ti fle gjume ti je shume me i lumtur se gjate kohes qe je zgjuar. Po te mos ishte keshtu, ti kurre nuk do te shkoje per te fjetur.
Pyteje: Mos doni te thoni se kur hyn ne gjume, ne te njejten kohe bien edhe kater objektet e mendjes.
Papaji: Po, mund te biem dakord ne kete pike, eshte leshim i çdo gjeje ne te njejten kohe. Vetem kur zgjohesh ne mengjez, ti mund te thuash se ke fjetur. Pra, kush ishte zgjuar gjate gjumit? A shikon ndonje gje kur je ne gjume?
Pyetje: Jo, asgje nuk mund te shikohet.
Papaji: E megjithate ti je i lumtur kur je ne gjume?
Pyetje: Personalisht, shume i kenaqur.
Papaji: Tani, kush ishte zgjuar gjate gjumit?
Pyetje: Askush qe une e njoh.
Papaji: Diçka eshte zgjuar gjate gjumit. Kur ti zgjohesh, ti thua ‘Kam fjetur shume mire dhe isha shume i lumtur. Nuk kam menduar asgje.” Kush e perjetoi kete lumturi? Kush ishte ai?
Pyetje: Per kete nuk kam asnje pergjigje.
~Papaji
No comments:
Post a Comment